Home Aktualitet Griselda Roshi, Prokuroria e Krimeve të Rënda hedh poshtë pistën e rrëmbimit

Griselda Roshi, Prokuroria e Krimeve të Rënda hedh poshtë pistën e rrëmbimit

606
0

Bashkëshortja e kryebashkiakut të Kavajës, Elvis Roshi është shoqëruar në polici për të zbardhur të vërtetën e ngjarjes që shokoi mbarë opinionin shqiptar. Dyshohet se Griselda mund të ketë inskenuar vetë ngjarjen. Prokuroria e Krimeve të Rënda hodhi poshtë pistën e rrëmbimit. Griselda Roshi i nënshtrohet ekspertizës mjeko ligjore. Mbetet mister fati i fëmijës i cili për pak ditë do të dilte në jetë. Për momentin nuk dihet nëse fëmija është gjallë apo ka vdekur. Gruaja 28 vjecare shtatzënë në muajin e 9-të denoncoi dje në polici se ishte rrëmbyer, keqtrajtuar dhe i ishte nënshtruar lindjes së detyruar

FAMILJARET TE HABITUR ME PROKURONINE; GRISELDA NE POLICI
Ora 11:40 Bashkëshortja e kryebashkiakut të Kavajës, Elvis Roshi është shoqëruar në polici për të zbardhur të vërtetën e ngjarjes që shokoi mbarë opinionin shqiptar. Pas Institutit te Mjekësisë Ligjore, gruaja 28 vjecare ndodhet në ambientet e policisë për të sqaruar në detaje gjithë këtë histori.
Nëse është e vërtetë ajo që thotë prokuroria se nuk kemi të bëjmë me rrëmbim, mund të flitet për një inskemin të gjithë historisë nga vetë gruaja e cila për pak ditë do të lindte fëmijën e saj. Atëherë Griselda Roshi do të akuzohet për padi të rreme. Ndërkohë që mister vazhdon të mbetet fëmija. Nuk dihet ende nëse saktësisht gruaja ka bërë një abort, duke i shkaktuar vdekjen fëmijës së saj, apo ka bërë një lindje të detyruar. Nëse është kjo pista e dytë, dhe fëmija është gjallë atëherë grupi hetimor do të punojë për të gjetur se ku ndodhet foshnja dhe personat që kanë bashkëpunuar më të renë.

Familjarët shprehen të habitur nga deklarata e Prokurorisë se nuk ka elemente të rrëmbimit. Ata i kanë thënë gazetarit të NEWS24 se qëndrimi i prokurorisë mund të jetë për fshehur ngjarjen e vërtetë.

PROKURORIA: RREZON PISTEN E PENGMARRJES SE GRISELDES
Ora 10. 30 Prokuroria e Krimeve të Rënda hedh poshtë pistën e rrëmbimit të Griselda Roshit, bashkëshortes së kryebashkiakut të Kavajës. Gruaja 28 vjecare shtatzënë në muajin e 9-të denoncoi dje në polici se ishte rrëmbyer, keqtrajtuar dhe i ishte nënshtruar lindjes së detyruar.
“Prokuroria për Krime të Rënda në bashkëpunim me Policinë e Shtetit, pas regjistrimit të denoncimit më datën 01.06.2011 për rrëmbinin e shtetases Griselda Roshi, realizuan një sërë veprimesh hetimore për verifikimin e rrethanave të ngjarjes duke vlerësuar dhe vetë sensibilitetin që paraqet ky rast.”- saktëson prokuroria e Krimeve të Rënda nëpërmjet një njoftimi për shtyp të dërguar në redaksitë e mediave rreth orës 10:30.
“Në bazë të analizës të veprimeve hetimore të deritanishme, u arrit në konkluzionin se nuk ka elementë që të vërtetojnë rrethanat e pengmarrjes së shtetases Griselda Roshi, çfarë hedh poshtë pistën e variantit të rrëmbimit dhe marrjes peng të fëmijës së sapolindur.”- vazhdon deklarata e prokurorisë. Ndërkohë, nga Prokuroria e Krimeve të Rënda, në bashkëpunim me Policinë e Shtetit, po punohet për të sqaruar më tej arsyet dhe motivimin e denoncimit.

NIS EKSPERTIZA, FLET SHOQJA E SAJ: GRISELDA MEZI E PRISTE FEMIJEN
Ora 09: 40 E shoqëruar nga forca të shumta të policisë e gruaja e kryebashkiakut të Kavajës ka hyrë në ambientet e Institutit të Mjekësisë Ligjore rreth orës 09: 30 minuta. Ajo do i nënshtrohet ekspertizës mjekoligjore. Ndërkohë që Ilda një shoqe e Griseldës në një prononcim për NEWS24 deklaroi se 28 vjecarja ishte një vajzë shumë e mirë dhe mezi priste të lindte fëmijën e saj.  “Dje ishim në Kavajë ti qëndronim pranë Griseldës. Ajo ishte e shokuar dhe nuk fliste asgjë për ngjarjen. Griselda është një vajzë shumë e mirë dhe mezi priste të lindte fëmijën e saj ”

HETIMET
Ngjarja shokuese ka tronditur mbarë vendin. Dy grupe prokurorësh të Krimeve të Rënda, krerë të Policisë së Shtetit dhe një sërë ekspertësh të fushave të tjera të hetimit, po punojnë për të hedhur dritë mbi atë cka ndodhi gjatë orëve të rrëmbimit të Grisela Roshit, bashkëshortes së Elvis Roshit.

Në orët e vona të mbrëmjes së djeshme policia ka mundur zbulojë atë që pretendohet si qendra në të cilën mund të ketë ndodhur edhe lindja e detyruar, ndërsa në dyert e policisë kanë përfunduar 25 persona ndër ta edhe mjekë të klinikës që sipas të dhënave të hetimit është “Edri” diku në afërsi të “Bërrylit”.

Mes personave që janë marrë në pyetje janë dhe kushëriri i kryebashkiakut, në lokalin e të cilit Griselda mësohet të ketë pirë kafen me një shoqe të saj para se ti ndodhte ngjarja, taksisti që ka shoqëruar vajzën 28 vjecare për pak rrugë, kryebashkiaku Roshi si dhe familjarë të tjerë.

Prokuroria e Krimeve të Rënda ka kërkuar tabulatet telefonike të gruas dhe të afërmve të saj, gjithashtu dhe të disa personave të dyshuar, me qellim që të zbardhë të gjitha bisedat e kryera prej tyre përgjatë ditëve të fundit.
HISTORIA
Ngjarja e rëndë ka ndodhur mbrëmjen e së martës në qytetin e Tiranës, kur gruaja e kryebashkiakut të ri të Kavajës Elvis Rroshi, është rrëmbyer nga persona të panjohur, sipas denoncimit ne polici.
Sipas saj gruaja 28-vjecare Griselda Rroshi, shtatzënë në muajin e 9-të është liruar në orët e para të mëngjesit të së mërkurës në gjendjë tepër të rënduar psikologjike dhe është përmendur dhe hedhur përtokë disa metra larg shtëpisë së saj. Mbetet mister fati i fëmijës.

RAMA NE KAVAJE
Për të mbështetur familjen Roshi, në Kavajë mbërriti pasditen e djeshme kryesocialisti Edi Rama, i shoqëruar nga bashkëshortja Linda dhe deputetë të tjerë të Partisë Socialiste. Kandidati i PS-së për Bashkinë e Tiranës nuk bëri asnjë deklaratë për mediat.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here