Home Politike Vrasës edhe në fletën e votimit

Vrasës edhe në fletën e votimit

681
1

Përfaqësuesit e mazhorancës janë gjendur në vështirësi dje kur në një nga fletët e votimit kandidati Lulzim Basha ishte cilësuar vrasës. Fleta me etiketimin vrasës është gjendur në kutinë numër 1963, e cila i përket njësisë numër nëntë. Fletë që kanë pasur shënime që nuk janë në përputhje me specifikimet që jep Kodi kanë qenë të shumta në këtë proces, por shënimi i gjendur në njësinë numër 9 është edhe më i veçanti.

“E quani të vlefshme këtë fletën këtu ku votuesi shikohet qartësisht që ka votuar për kandidatin e mazhorancës Basha dhe më pas e ka rrethuar emrin e tij ku ka shkruar dhe një shënim që e quan vrasës”, ironizoi avokati i Partisë Socialiste, Eno Bushi.

Përfaqësuesit e djathtë i janë kundërpërgjigjur me të njëjtën monedhë. “Po për një votë tjetër që ishte aty dhe në krah të emrit të Ramës ka vënë një shenjë “kryq të thyer” ?”- u shpreh Oerd Bylykbashi. Por Pas këtyre debateve u vendos që kjo fletë të quhet e pavlefshme. Në këtë kuti gjendeshin edhe katër vota për kandidatin Lulzim Basha, por ato kishin nga një vulë edhe Komisioni Qendror i Zgjedhjeve vendosi në unanimitet për t’i shpallur të pavlefshme.

1 COMMENT

  1. Uné mendoj se éshté gruaja hesterike qé i tha Lul Bashés vrasés.Dihet qé ajo éshté njé zoçké e Fiçor Shehut dhe shtytése e Edi Ramés.Gézohem qé tani té gjitha PISLLIQET mbaruan,tirana éshté e njerzve té ndershém demokrat dhe socialist.Kriminelét mbaruan,gézimi do trumfoj.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here