Home Politike Ndryshimet ne qeveri: largohet Prifti, Meta Minister i Ekonomise, Haxhinasto Minister i...

Ndryshimet ne qeveri: largohet Prifti, Meta Minister i Ekonomise, Haxhinasto Minister i Jashtem

656
0

Ndryshimet në qeveri propozuar sot për nga Lëvizja Socialiste për Integrim, i kalojnë presidentit për miratim.

Në një deklaratë për shtyp nga zëdhënësja e kryeministrit Erla Mëhilli, bëhen me dije detajet. Sipas këtij njoftimi kryeministri Berisha i kërkon Presidentit:

“Lirimin nga detyra të Ministrit të Jashtëm, zotit Ilir Meta dhe emërimin e zotit Meta në detyrën e Zëvendëskryeministrit dhe Ministrit të Ekonomisë Tregtisë dhe Energjetikës në qeveri. Lirimin e zotit Edmond Haxhinasto nga detyra e Zëvendësministrit të Punëve Publike dhe Transportit dhe emërimin e tij në detyrën e Ministrit të Jashtëm. Lirimin nga detyra të Ministrit të Ekonomisë Tregtisë dhe Energjetikës, zotit Dritan Prifti”

Në njoftim thuhet gjithashtu se Kryeministri Berisha falenderon Ilir Metën dhe Dritan Priftin për punën dhe kontributin që kanë dhënë gjatë punës së tyre në Ministrinë e Jashtme dhe atë të Ekonomisë dhe Energjitikës.

Ndërkaq më herët kreu i qeverisë, Sali Berisha pranoi propozimet e bëra nga Lëvizja Socialiste për Integrim, lidhur me vendimin e saj për ndryshimet në kabinet.

Në një reagim për mediat, fill pas deklaratës zyrtare të LSI, Berisha ka theksuar se nuk ndërhyn tek aleatët dhe në këtë mënyrë pranon propozimet e bëra.

Sipas tij, Meta i kishte kërkuar ndryshimet 6 muaj më parë, por kërkesa sipas Berishës nuk ishte pranuar për shkak të axhendës së rëndësishme.

Berisha ka vlerësuar bashkëpunimin me Dritan Priftin, me të cilin sipas tij, reformat në ekonomi kanë ecur përpara.

Gjithashtu, kryeministri ka sqaruar se Meta i kishte kërkuar këto ndryshime 6 muaj më parë, por sipas tij, kërkesa nuk ishte pranuar për shkak të axhendës së rëndësishme.

Kryesia e LSI-së në një mbledhje urgjente ka propozuar ndryshime në kabinetin qeveritar, duke lene jashte tij, Dritan Priftin. Lajmin e ka konfirmuar Sekretari i Pergjithshem i LSI-se, Luan Rama, sipas te cilit propozimet jane miratuar dhe tashme i kalojne kryeministrit Sali Berisha.

“Kryesia, pasi diskutoi me shumë seriozitet dhe përgjegjshmëri, miratoi propozimet për ndryshim në kabinetin Berisha si më poshtë:
I propozohet Berishës që Meta të emërohet zv/kryeministër dhe ministër i Ekonomisë
dhe Dritan Prifti të lirohet nga detyra. Në vend të Ilir Metës të emërohet Edmond Haxhinasto, si Ministër i Jashtëm”- tha Luan Rama gjatë deklaratës për shtyp.

Ne mbledhje Dritan Prifti nuk ka qene i pranishem, pasi sipas Rames ishte larguar per nje detyrim familjar. “Por ai eshte njoftuar dhe me te eshte komunikuar ne rruge institucionale nga kryetari i LSI-se”- tha ai.

Vendimin e kryesise per emerimin e Metes ne vend te Priftit ne Ministrine e Ekonomise, Rama e ka shpjeguar me trendin e zhvillimit qe synon kjo force politike.
Nderkohe, qe levizjet sipas tij jane bere ne baze te performances dhe kontributit qe kane dhene perfaqesuesit e saj ne kabinetin Berisha.

“Duam ta shnderrojme Ministrine e Ekonomise ne instrumet institucional per te permbushur objektivin tone, deklaruar edhe ne premtimet elektorale dhe per te garantuar me shume transparence dhe seriozitet” – tha ai.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here