Home Aktualitet Komisioni Qendror i zgjedhjeve shpall sot rrezultatin

Komisioni Qendror i zgjedhjeve shpall sot rrezultatin

690
0

komisioni-zgjedhjeveSot Komisioni Qëndror i Zgjedhjeve do të shpallë rezultatet përfundimtare të zgjedhjeve të përgjithshme Parlamentare të Shqipërisë të 23 qershorit.

Pas të paktën tre ditë numërimesh së rreth 2 milionë votave, ku për herë të parë në zgjedhjet shqiptare, ankimimet janë shumë të pakta, institucioni më i lartë zgjedhor do të mbyllë sot zyrtarisht proçesin.

Problemi i vetëm ka mbetur ai i Kukësit, ku dy kandidatë, Apostol Goci i Lëvizjes Socialiste për Integrim dhe Alban Zeneli i Partisë Demokratike pretendojnë vendin e katërt në këtë qark. Sipas KQZ në Kukës PD ka marrë 3 mandate ndërsa PS ka marrë 1 mandat, por LSI dhe PS deklarojnë se do të ankimojnë.

Në të gjitha qarqet e tjera nuk pritet të ketë ankesa të forta, kjo dhe për shkak të numrit të madh të votave që ka bërë diferencën mes kandidatëve fitues dhe atyre humbës. Pritet më vonë që në rast se KQZ nuk do të arrijë të certifikojë zgjedhjet, kjo detyrë i kalon Kolegjit Zgjedhor.
KQZ doli mbrëmë me një prononcim zyrtar mbi përfundimin e numërimit në 89 KZAZ në gjithë vendin.

Nga përfundimi i numërimit koalicioni i majtë ka 84 mandate, ndërsa i djathti 56 mandate.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here