Home Politike Iken Berisha, ankth ne PD

Iken Berisha, ankth ne PD

931
2

basha-topalliDorëheqja e Berishës nga drejtimi i PD ka shkaktuar traumë në PD. Pasi ka qëndruar për më shumë se 22 vite në krye të partisë së parë opozitare, duke e drejtuar atë me dorë të hekurt, dhe pas ndërtimit të një piramide tepër të “kithtë” drejtuese për vite me radhë lufta për të marrë kreun e PD mbetet e hapur e paralajmëron një përplasje të fortë të të gjitha grupimeve në PD.

Në këtë betejë për postin e kryetarit të PD, mbetur vakant për herë të parë që nga themelimi i kësaj partie, më i kuotuari në “bursën” politike është kreu i bashkisë së Tiranës dhe anëtari i kryesisë së PD, Lulzim Basha. Ai ardhur në këtë parti me mbështetjen e vajzës së Berishës, Argita, i quajtur përfaqësues i “klanit të Kosovës”, Basha nuk ka munguar që në të gjitha rastet decizive të shfaqet përkrah liderit historik të PD, Berisha.

Dhe në momentet më të vështira për Berishën pas humbjes shokuese të 23 qershorit, më e madhe dhe se ajo e vitit 1997, ka qënë Basha ai që dy ditë më parë e ka shoqëruar gjithë ditën kryetarin humbës, në takimin në kryeministri, vajtjen në Presidencë për takim me Nishanin me “bekimin” e tij por dhe në komunikimin gjatë gjithë këtyre orëve të rënda për të.

Ndërkohë Berisha s’ka preferuar të komunikojë me asnjë nga drejtuesit e tjerë të PD, aq më tepër me nënkryetaren e kësaj partie, njëherësh për tetë vite me radhë kryetaren e Parlamentit, Jozefina Topalli. E cila gjithnjë është parë si aspirante për të qënë në krye të PD, në momentin kur Berisha të vendoste për largimin nga drejtimi i kësaj partie.

Dhe tregues të qartë se Topalli e mendon shumë ngjitjen ne krye të kësaj partie janë aktivitetet e veçanta dhe të forta të realizuara prej saj, votimin kundër të gjithë prokurorëve të përgjithshëm, përplasja me ish-kreun e shtetit Bamir Topi deri në largimin e tij nga PD, dhe në momentin e vështirë për Berishën në 22 vjetorin e krijimit të PD kur i ra të fikët dhe ishte ajo që organizoi gjithçka për qetësimin e mbështetësve dhe marrjen e situatës nën kontroll.

Topalli ka tentuar disa herë gjatë këtyre ditëve që të komunikojë me Berishën por ka gjetur përballë heshtjen, një paralajmërim i qartë se Berisha nuk është për një ngjitje të saj në krye të PD, por është në favor të katapultimit të Bashës. Aq më tepër që kundër saj janë dhe mbështetësit e Bashës e për më tepër familja Berisha.

Ndërkohë që Topalli nuk ka ndërmend të tërhiqet nga ambicia e saj për të marrë drejtimin e PD, ajo pritet që të mbështetet dhe nga grupi i Olldashit, dhe ky i pambështetur tashmë nga Berisha por dhe Bode e Patozi, të cilët shohin te Basha rrezikun e mënjanimit. Pa përjashtuar Ed Selamin që po qëndron urtë në pritje.

Pëplasja në PD që s’do kalojë pa pasoja, pritet të kalojë në të gjitha “stacionet” statutore pasi zgjedhja e kryetarit bëhet në kongres, përmes votës së delegatëve. Që pritet të mblidhet para nëntorit, pasi pas 2 vitesh ka zgjedhje lokale.

2 COMMENTS

  1. jemi thellesisht te zhgenjyer nga zhvillimet e fundit ne PD.kam qe nga viti 1970 qe luftoj per demokraci 22 vjet qe ijap voten familjarisht PD dhe sali berishes,dhe nuk kam pare asgje por papunsi qe nga 2009 e sot .per shume si une me xhepa bosh PD eshte nje grup njerezish qe duan te pasurohen dhe asgje me shume .

  2. Kot e keni te gjithe Berisha e ka zgjedhur zevedesin e tij ne PD. Te githa keta qe behen ndermjet dy kandidateve per postin e kryetarut Basha Olldashi eshte thjeshte nje farse. Kryetare i PD pa u bere akoma zgjedhjet ne PD eshte Lulzim Basha.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here