Kontakti me energjinë elektrike ka qënë fatal për një 12-vjecare nga Shkodra dhe për një elektricist nga Lezha.
Në orët e para të mëngjesit të sotëm, korespondentët tanë në Shkodër e Lezhë raportuan dy lajme të hidhura, për dy të vdekur.
Kështu, në Shkodër 12-vjecarja P.Tatgjoni gjeti vdekjen e menjëhershme pasi aksidentalisht ka shkelur mbi një përcjellës energjie të këputur. Raportohet se bëhej fjalë për një përcjellës 6000 Volt.
Ndërsa pak minuta më vonë, në fshatin Zejman të Lezhës ka humbur jetën elektricisti Pashk Tanushi, 60 vjeç. Ky i fundit ishte në krye të detyrës, por kontakti me rrymën elektrike ka qënë fatal, duke i marrë jetën.