Një aksident i rëndë është shënuar pak minuta më parë në Mat, ndërsa një makinë ka përfunduar rreth 100 metra në humnerë.
Si pasojë e këtij aksidenti, dy shtetasit Drilon Kutriçi, 23 vjec dhe Përparim Boja, 21 vjec janë në gjendje të rëndë shëndetësore.
Ndërkaq, përpos tyre dhe nje i tretë, indetiteti i të cilit ende nuk bëhet i ditur është shtruar në spitalin e Burrelit.
Duke iu referuar burimeve të policisë, dy të rinjtë, Kutriçi dhe Boja janë dërguar menjehere për në spitalin Ushtarak. Ende nuk dihet shkaku i këtij aksidenti, ndërsa mësohet se forca të shumta të policisë kanë shkuar në vendin e ngjarjes, në të cilën kanë nisur dhe hetimet.