Policia e Gjirokastrës ka ndaluar sot 4 autorët e dyshuar të cilët qëlluan me armë ndaj autobuzit të linjës Tiranë-Athinë, 2 ditë më parë në Memaliaj. Nga ngjarja e rëndë mbeti i vdekur një 25-vjecar, pasagjer i autobusit.
Burime zyrtare nga policia rajonale bëjnë me dije se janë ndalur shtetasit Klajdi Tringa 20 vjeç, Besmir Ruçi 23 vjeç, Jurgen Lola 22 vjeç dhe Gentian Beqiraj 29 vjeç, që të katërt nga Memaliaj.
Nga hetimet rezultoi se Klajdi Tringa, Besmir Ruci e Jugen Lola të ndihmuar nga Gentian Beqiraj kanë thurur një plan një natë para ngjarjes, në lokalin e fshatit Vasjar. Plani ishte që të grabisnin me armë autobusin e linjës Tiranë-Athinë. Nga hetimet paraprake pas marrjes në pyetje të të rinjve mësohet se nën efektin e hashashit, ata kanë marrë armët dhe kanë tentuar të ndalojnë autobusin që vinte nga Greqia. Pasi kanë dështuar në ndalimin e autobusit, ata kanë qëlluar me breshëri armësh.
Nga hetimet rezulton se autorët më pas janë larguar me automjet tip Benz në pronësi të Klajdi Tringës, ku gjatë kontrollit iu gjet një sasi e vogël kanabis sativa.
Katër të rinjtë bënë të ditur se armët e krimit i kanë hedhur në lumin Vjosë dhe aty po kërkohen nga polumbarët.
Gentian Beqiraj, është bashkëpunëtor i ndaluar pasi ju ka siguruar dhe dhënë armën e krimit automatic tre të rinjve, të cilët kanë gjuajtur në drejtim të autobuzit.
Në cilësin e provës materiale u sekuestruan 11(njëmbëdhjetë) aparate telefonash celularë, 5.6 gram lëndë narkotike kanabis sativa, 2 automjete, të përdorur nga të rinjtë gjatë kryerjes së krimit.
Materialet proceduriale i kaluan për për hetime të mëtejshme Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Gjirokastër për veprën penale të “Vjedhje me pasoj vdekjen” kryer në bashkëpunim, “Prodhim dhe shitje narkotikësh”, “Prodhim dhe mbajtje e municioneve dhe armëve pa leje”.
Ngjarja ndodhi mëngjesin e 27 Janarit rreth orës 01:20 minuta të në aksin rrugor Tepelenë-Krahs, në vendin e quajtur Mogila.
Si pasojë e të shtënave kanë mbetën të plagosur 2 persona, Laurent Tabaku, 25 vjeç nga Elbasani dhe 19-vjeçarja Q. Xhihani. Por Laurent Tabaku, 25 vjec nuk u rezistoi dot plagëve dhe humbi jetën pasditen e datës 27 janar.