TIRANË – Gjesti i një qytetari i cili ngulmoi të pajiset me kupon tatimor në një lokal në Tiranë është përshëndetur nga kryeministri Edi Rama.
Përmes një statusi në rrjetin social Facebook, kreu i qeverisë shkruan: “Falenderoj me respekt qytetarin shembull që refuzoi të paguajë pa kupon”.
Por kërkesa e qytetarit nuk u “mirëprit” nga kamerieri i lokalit i cili ju kthye klientit duke e qëlluar me grusht. Për këtë shefi i mazhorancës vijon falenderimet edhe për faktin që qytetari denoncoi “reagimin brutal të abuzuesve që u ndaluan nga policia”.
Policia arrestoi kamerierin 22-vjeçar për plagosje të lehtë dhe prishej e qetësisë publike, ndërsa në kuadër të aksionit kundër informalitetit u arrestua administratori i lokalit pasi klientëve u jepeshin shërbimet pa kupon tatimor, po ashtu kishte edhe punonjës të pasiguruar.