Home Aktualitet Gramsh, 2 të rinj mbyten në një përrua

Gramsh, 2 të rinj mbyten në një përrua

509
0

Dy të rinj të moshës 18 dhe 21 vjec janë mbytur pasditen e sotme në një përrua në fshatin Përvol të Gramshit.

Ngjarja e rëndë ndodhi aksidentalisht teksa të rinjtë po laheshin në grykëderdhjen e përroit.

Policia ka mbërritur menjëherë në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e plotë të shkaqeve ndërsa mësohet se të rinjtë janë kusherinjte Mariglen Kullolli dhe Elton Dusha.

Nga dëshmitë paraprake të rinjtë kanë tentuar të notojnë në përrua për një kohë të gjatë por njëri prej tyre është gjendur në vështirësi dhe është përfshirë nga rrjedha e ujit. Ai ka thirrur për ndihmë kushëririn e tij , i cili është mbytur në tentativë për të shpëtuar nga rreziku 18 vjecarin.

Burime nga vendngjarja bëjnë të ditur se kanë nisur aksionet për nxjerrjen e trupave nga uji ndërsa drejt Gramshit janë nisur nga Tirana forcat speciale të RENEA-s.

Previous articleVlorë, sekuestrohen 85 kg mariuanë vinte nga Lazarati
Next articleDinamo eliminohet nga Champions League

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here