Home Ekonomi Padia e Ylli Pangos,gjykata gjobit Top Channel me 400 mij euro

Padia e Ylli Pangos,gjykata gjobit Top Channel me 400 mij euro

1186
0
Gjykata e Tiranës dënoi dje me 400 mijë euro gjobë televizionin Top Channel, pas padisë së ish-ministrit të Kulturës, Ylli Pango, për publikimin e “skandalit seksual” në emisionin “Fiks Fare”. Anëtarët e trupit gjykues të kryesuar nga Agim Bendo, kanë vendosur një shumë financiare të pa precedent në historinë e raporteve të medias me gjyqësorin, si dëmshpërblim për ish-ministrin Ylli Pango, duke i konsideruar të parregullta materialet e bëra publike në lidhje me bisedat e tij në telefonin celular, në banesë dhe në zyrë.
Gjykata është shprehur në vendimin e saj se, nga gjykimi i zhvilluar për këtë çështje, nga pikëpamja e faktit, rezultoi e provuar si vijon:
Në datën 4 dhe 5 mars 2009 në emisionin “Fiks-Fare” të orës 20:50 të televizionit “Top –Channel sha.” është transmetuar një material audio-viziv i bërë më kamera të fshehtë nga gazetarë të “Top-channel”. Në regjistrimin pasqyrohen biseda të bëra mes një vajze dhe paditësit Pango, në atë kohë Ministër i Kulturës. Nga pamjet audio-vizive, evidentohet fakti se një vajzë, e cila kërkonte të punësohej në ministri, i drejtohej ministrit Ylli Pango, duke marrë kontakte personalisht me të në ambientet e ministrisë, si edhe në ambientet e banesës së tij private. Në shqyrtimin e videos rezultonte se ministri Pango rezultonte t’i kërkonte vajzës për t’u zhveshur përpara tij, me argumentin se duhej shikuar, pasi ai donte ta punësonte atë në agjencinë e turizmit, për të marrë pjesë në panair. Nisur nga kjo, organi i Prokurorisë së Tiranës, më 14 tetor 2009, ka regjistruar procedimin penal për veprën penale të “korrupsionit pasiv të funksionarëve të lartë shtetërorë, apo të zgjedhurve vendorë”, në ngarkim të paditësit Ylli Pango. Nga provat e autorizuara gjatë hetimit, nga Prokuroria e Tiranës ka rezultuar e provuar nga pikëpamja e faktit si vijon:
Deklaruesja Alma Mukaj ka qenë e punësuar pranë redaksisë së televizionit “Top-channel”, me detyrën e juristes. Në muajin janar 2009, ajo ka takuar shtetasin Filip Çakuli, të cilin e kishte njohur prej kohësh dhe i ka kërkuar atij për ta punësuar. Pas dy ditësh, ai e ka telefonuar duke i thënë se në Ministrinë e Turizmit dhe Kulturës ndodhej një vend bosh për punë. Kështu Alma Muka e ka takuar Filip Çakulin, i cili në prezencë të saj i ka telefonuar ministrit të asaj kohe, Ylli Pango, duke i  kërkuar takim me Almën, në lidhje me vendin e punës. Nga ana e ministrit Pango, pas kësaj i është lënë takim Almës, e cila ka shkuar në takim e shoqëruar nga shoferi i Filip Çakulit. Aty ka marrë takim me Pangon, i cili është informuar mbi formimin shkollor të Almës, dhe i ka lënë takim tjetër, me qëllim dorëzimin e dokumenteve. Pas dy ditësh, Alma ka shkuar sërish në Ministrinë e Turizmit dhe Kulturës për të takuar ministrin, i cili pasi është njohur me dokumentet i ka propozuar asaj punësimin në Institutin që menaxhohej nga mbesa e tij. Alma pastaj ka shkëmbyer numrat e telefonit me ministrin Pango dhe ka lënë takim në orën 7:30, në ambientet e Institutit të Studimeve Sociologjike.
Më pas, ajo ka shkuar në ambientet e “Top-channel”, ku ka takuar Filip Çakulin dhe i ka thënë që i është ofruar punë në institut dhe jo në ministri. Në orën 7:30, ajo nuk ka shkuar në institut dhe i ka telefonuar ministrit Ylli Pango se pse nuk është paraqitur. Për këtë ka vënë në dijeni Filip Çakulin, i cili i ka kërkuar takim në orën 19. Në këtë takim, Filip Çakuli i ka marrë kartën e telefonit Almës, duke i pohuar shprehimisht se “përgjegjësia është e imja për përdorimin e kartës me ndonjë person tjetër”. Çakuli, pas dy ditësh i ka kthyer kartën e telefonit Almës dhe i ka kërkuar nëse ajo ishte e gatshme të takonte ministrin Pango dhe të regjistronte bisedën, gjë për të cilën Alma e ka refuzuar. Pas dy javësh nga momenti i dhënies së kartës së telefonit, Çakuli ka telefonuar Almën duke i thënë të shkonte në zyrën e Ministrit të Kulturës, për të plotësuar dokumentet. Të nesërmen, Alma ka shkuar në Ministrinë e Turizmit dhe aty është takuar me gazetaren e emisionit “Fiks-Fare”, Alkida Budini. Aty Alkida i kishte dhënë Almës një aparat telefonik, me të cilin Filip Çakuli e kishte porositur për të regjistruar bisedën me ministrin Pango. Pas takimit, Alma aparatin e telefonim me të cilin ka regjistruar dhe filmuar ia ka dhënë Filip Çakulit. Pak ditë më vonë, kur Alma ishte punësuar në televizionin “Top-channel” Filip Çakuli i kishte kërkuar asaj të shoqëronte gazetaren Alkida Budini në një shërbim. Së bashku me një operator dhe me një shofer kanë shkuar në Qytetin Studenti, te shtëpia e paditësit Ylli Pango. Këtu, Alkida Budini ka hyrë në banesën private të zotit Pango, ndërsa tre të tjerët kanë pritur për 15 minuta, rreth 100 metër larg banesës së tij.
Nga deklarimi i zv.drejtores së “Fiks Fare” ka rezultuar se realizimi i kamerës së fshehtë me ministrin Pango është incizuar nga drejtori i emisionit “Fiks Fare”, Filip Çakuli. Kjo ka ardhur për shkak se në redaksi është paraqitur Alma Mukaj dhe sipas saj, ajo kishte shkuar te Ministri Pango me rekomandim pune dhe ministri i kishte kërkuar takim asaj jashtë orarit të punës, në institutin në zonën e ish-bllokut në Tiranë. Regjistrimi i bisedave telefonike të Pangos rezulton se është bërë me kartën e telefonit të Alma Mukës, por në vend të Almës aty ka folur gazetarja Alkida Budini, pasi Alma nuk pranonte të merrte pjesë në këtë proces të organizuar nga “Fiks Fare”. Sipas saj, “ministri Pango kishte qenë korrekt” dhe ajo nuk donte të vazhdonte më.
Rezultojnë tetë biseda telefonike dhe e para është bërë më 27 janar 2009. Gazetarja Alkida Budini ka shkuar tre herë në ministri për të takuar ministrin Pango. Ajo ka mundur ta takojë atë në zyrën e tij herën e tretë dhe ka shkëmbyer telefonat dhe ka lënë takim për pasdite, me qëllim lënien e dokumenteve për punë. Pasdite ajo nuk është paraqitur në ministri, për të dorëzuar dokumente. Ajo i ka telefonuar dhe është treguar e gatshme t’ia dorëzonte dokumentet në shtëpi. Pastaj Ylli Pango i ka dërguar një sms, ku i ka thënë që kur të vinte t’i bënte telefon. Alkida, në shoqërinë e Alma Mukës, operatorit dhe shoferit, kanë shkuar te banesa e ministrit. Aty Alkida ka bërë regjistrimin e takimit, i cili është transmetuar nga emisioni “Fiks Fare”. Sipas prokurorisë, nga pikëpamja e fakti kjo ka qenë ngjarja që ka ndodhur.
Prokuroria, duke analizuar ngjarjen ka arritur në konkluzionin se regjistrimi i mësipërm i kryer nga “Top-channel sha” pa autorizimin e autoriteteve shtetërore, nuk përbën provë në kuptimin procedural, pasi ky regjistrim është marrë në mënyrë të fshehtë dhe jo sipas dispozitave të parashikuara, çka e bën këtë regjistrim si të papërdorshëm si provë. Prokuroria ka arritur në përfundimin që nuk rezulton e provuar që ministri të ketë shfrytëzuar në mënyrë abuzive funksionin e tij shtetëror, për të kërkuar në mënyrë të drejtpërdrejtë apo të tërthortë përfitime të padrejta apo veprime seksuale. Në këto rrethana përfundimisht organi i prokurorisë ka vendosur pushimin e fillimit të procedimit penal më 3 dhjetor 2009.
Gjykata nga ana e saj, duke analizuar faktin e ngjarjes si më sipër, nga pikëpamja ligjore, arrin në konkluzionin përfundimtar se përsa i përket regjistrimeve audio-vizive, të kryera dhe të transmetuara, dhe nga mënyra se si janë marrë dhe i janë ofruar publikut, përbëjnë veprime të kundërligjshme dhe të kryera me faj, veprime këto që të vlerësuara nga kjo gjykatë e kanë dëmtuar rëndë jetën private dhe reputacionin e paditësit Pango, duke i shkaktuar atij një dëm moral të shfaqur në drejtim të dëmtimit të personalitetit dhe një dëm të theksuar në sferën shoqërore dhe atë të gëzuarit të plotë të jetës.
Gjykata vë në dukje se provohet plotësisht kundërligjshmëria e veprimeve të “Top-channel”. Me anë të transmetimit të materialit audioviziv në emisionin “Fiks Fare”, të bëra me kamera të fshehta nga “Top-channel sha”, janë shkelur në mënyrë të hapur të drejtat dhe liritë themelore të njeriut. Gjykata, referuar dispozitave përkatëse në Kushtetutën e Republikës së Shqipërisë dhe të Konventës Ndërkombëtare të të drejtave të Njeriut, konstaton se nga ana e të paditurit “Top-channel sha” janë shkelur në mënyrë të hapur të drejtat dhe liritë themelore, që lidhen me respektimin e privatësisë personale dhe familjare të paditësit Pango, paprekshmërinë e banesës si edhe korrespondencës së tij. Kështu, në sekuencat e videos, konstatohet se ka xhirime të ambienteve të brendshme të banesës së paditësit Ylli Pango, ambiente këto në të cilat Pango shfaqet me rroba shtëpie, si dhe xhirime të fytyrës. Gjithashtu sekuencat e videos shfaqin në ekran pamje të mesazheve të dërguara nga paditësi Ylli Pango, duke përfshirë dhe detaje të mesazhit. Gjithashtu janë transmetuar biseda të regjistruara të paditësit Pango, të kryera nga telefoni i tij.
Gjykata vlerëson se i padituri duhet të kryente veprimet e tij, për të marrë dhe transmetuar informacionin në përputhje me ligjin.
Së dyti, nga gjykimi u provua plotësisht se regjistrimet audiovizive të transmetuara në “Fiks Fare” janë kryer në mënyrë të fshehtë dhe pa pëlqimin e ministrit Pango, ndonëse ato paraqesin një informacion shumë personal dhe privat. Pikërisht kjo mënyrë e marrjes dhe regjistrimit të informacionit prej palës së paditur, në vlerësim të paditësit dhe privatësisë së tij, konstatohet nga gjykata se bie hapur ndesh me nenet e Kushtetutës dhe Konventës Ndërkombëtare të të Drejtave të Njeriut.
Duke parë mënyrën antiligjore të marrjes së këtyre regjistrimeve audiovizive, si edhe mosvlerësimit për këtë shkak nga ana e Prokurorisë, gjykata nuk krijon bindje as për vërtetësinë e tyre.
Për sa i përket elementit të dytë, gjykata konstaton se veprimet e mësipërme të kryera nga “Top-channel” kanë bërë që Pangos t’i shkaktohet një dëm moral, i cili konsiston në dëmtimin e nderit dhe të personalitetit dhe të sferës shoqërore. Pas kësaj ngjarjeje, ai u shkarkua nga detyra e ministrit, duke përjetuar ankthe dhe shqetësime të vazhdueshme. Si rezultat i ngjarjes, atij iu shkatërrua karriera e tij akademike dhe akademike, e ngritur prej tij në një hark kohor 35-vjeçar.
Gjithashtu dëmi ndaj paditësit Pango, konsiston dhe në faktin personi i tij është cënuar rëndë, duke u goditur në media nga politikanë dhe analistë të ndryshëm. Gjykata vlerëson se dëmi i shkaktuar paditësit Pango, nga veprimet e paligjshme, kap vlerën e 400 mijë euro. Në caktimin e vlerës si më lart, Gjykata ka parasysh praktikën gjyqësore të deritanishme në vendin tonë, që në mungesë të tabelave dhe statistikave, marzheve minimale dhe maksimale të shpërblimit të dëmit jopasuror, rast pas rasti e kanë lënë në çmim të gjykatës caktimin e masës së dëmit.
Gjykata çmon se janë kryer veprime provokuese dhe insistuese nga ana e palës së paditur. Qëndrimet subjektive, veç të tjerave bëhen të besueshme, duke pasur parasysh dhe konfliktin që ka qenë për një kohë të gjatë mes Ylli Pangos, si ministër, dhe “Top-channel”, për lirimin nga ana e saj të ambienteve të “QNK”.
Vendosi:
Pranimin e padisë për sa vijon:
Deklarimin e të paditurit Top-channel sh.a. si përgjegjës për shkaktimin e dëmit ndaj paditësit Ylli Pango, si rezultat i publikimit nga ana e tij e të dhënave të pasakta dhe të vërtetuara, si të përfituara në mënyrë të paligjshme nga ana e palës së paditur.
Detyrimin e të paditurit Top-channel sh.a, për mos të publikuar në të ardhmen artikuj, intervista apo komente me të paditurin Ylli Pango, të cilat në mënyrë indirekte, apo direkte mund të dëmtojnë personin e tij.
Detyrimin e të paditurit Top-channel sh.a, për t’i paguar paditësit Ylli Pango shpërblimin e dëmit të shkaktuar për sa më lart në vlerën prej 400 mijë euro.
Rrëzimin për pjesën tjetër të padisë, që lidhet me kërkimin e shpërblimit tej kufijve të shpërblimit të mësipërm, të pranuar nga gjykata.
TCH: Vendimi i gjykatës, absurd, kundër gazetarisë investigative
TIRANE – Televizioni Top-channel e konsideroi dje vendimin e gjykatës për gjobitjen e emisionit “Fiks Fare” me 400 mijë euro, si një qëndrim kundër gazetarisë investigative. “Gjyqtari Agim Bendo ka penalizuar gazetarinë investigative, duke marrë në mbrojtje një nga rastet më flagrante të abuzimit me detyrën në administratën shtetërore, të dënuar në unison publikisht, si nga opinioni dhe nga krerët më të lartë të shtetit dhe të politikës”, thuhet në kronikën, që ka përcjellë vendimin e Gjykatës së Tiranës, i cili u shpall ditën e djeshme nga gjyqtari Agim Bendo. Televizioni ka bërë të ditur se do ta apelojë menjëherë, sipas procedurave ligjore, vendimin e shpallur dje nga Gjykata e Tiranës, duke pohuar se gjyqtari Agim Bendo ka dhënë vendimin kundër emisionit “Fiks Fare”, duke i dhënë të drejtë padisë së ish-ministrit Ylli Pango edhe pse nuk vërtetohet në asnjë moment se emisioni ka shkelur ligjin. Duke e konsideruar absurd penalizimin e emisionit “Fiks Fare”, për materialet e bëra publike prej tij, TCH shprehet se gjykata në vendimin e saj ka marrë parasysh argumentet e palës paditëse. “Pas këtij vendimi, duke menduar se një gjyqtar si Agim Bendo nuk përfaqëson drejtësinë shqiptare, Top Channel do t’i drejtohet Gjykatës së Apelit për të vënë në vend drejtësinë, e cila, në shkallën e parë të Gjyqësorit, në një rast po aq flagrant dhe të paprecedent sa ai i z. Pango, rreshtohet në krah të abuzimit me detyrën të një zyrtari të lartë të Qeverisë”, thuhet në deklaratën e Top-Channel. Sipas saj, pavarësisht profilit investigativ të emisionit “Fiks Fare”, gjykatësi Agim Bendo shkoi më tej dhe paragjykoi filmimet, që sipas tij duhet të ishin marrë në dijeninë e Ylli Pangos.

Gjykata e Tiranës dënoi dje me 400 mijë euro gjobë televizionin Top Channel, pas padisë së ish-ministrit të Kulturës, Ylli Pango, për publikimin e “skandalit seksual” në emisionin “Fiks Fare”. Anëtarët e trupit gjykues të kryesuar nga Agim Bendo, kanë vendosur një shumë financiare të pa precedent në historinë e raporteve të medias me gjyqësorin, si dëmshpërblim për ish-ministrin Ylli Pango, duke i konsideruar të parregullta materialet e bëra publike në lidhje me bisedat e tij në telefonin celular, në banesë dhe në zyrë. Gjykata është shprehur në vendimin e saj se, nga gjykimi i zhvilluar për këtë çështje, nga pikëpamja e faktit, rezultoi e provuar si vijon:Në datën 4 dhe 5 mars 2009 në emisionin “Fiks-Fare” të orës 20:50 të televizionit “Top –Channel sha.” është transmetuar një material audio-viziv i bërë më kamera të fshehtë nga gazetarë të “Top-channel”. Në regjistrimin pasqyrohen biseda të bëra mes një vajze dhe paditësit Pango, në atë kohë Ministër i Kulturës. Nga pamjet audio-vizive, evidentohet fakti se një vajzë, e cila kërkonte të punësohej në ministri, i drejtohej ministrit Ylli Pango, duke marrë kontakte personalisht me të në ambientet e ministrisë, si edhe në ambientet e banesës së tij private. Në shqyrtimin e videos rezultonte se ministri Pango rezultonte t’i kërkonte vajzës për t’u zhveshur përpara tij, me argumentin se duhej shikuar, pasi ai donte ta punësonte atë në agjencinë e turizmit, për të marrë pjesë në panair. Nisur nga kjo, organi i Prokurorisë së Tiranës, më 14 tetor 2009, ka regjistruar procedimin penal për veprën penale të “korrupsionit pasiv të funksionarëve të lartë shtetërorë, apo të zgjedhurve vendorë”, në ngarkim të paditësit Ylli Pango. Nga provat e autorizuara gjatë hetimit, nga Prokuroria e Tiranës ka rezultuar e provuar nga pikëpamja e faktit si vijon:Deklaruesja Alma Mukaj ka qenë e punësuar pranë redaksisë së televizionit “Top-channel”, me detyrën e juristes. Në muajin janar 2009, ajo ka takuar shtetasin Filip Çakuli, të cilin e kishte njohur prej kohësh dhe i ka kërkuar atij për ta punësuar. Pas dy ditësh, ai e ka telefonuar duke i thënë se në Ministrinë e Turizmit dhe Kulturës ndodhej një vend bosh për punë. Kështu Alma Muka e ka takuar Filip Çakulin, i cili në prezencë të saj i ka telefonuar ministrit të asaj kohe, Ylli Pango, duke i  kërkuar takim me Almën, në lidhje me vendin e punës. Nga ana e ministrit Pango, pas kësaj i është lënë takim Almës, e cila ka shkuar në takim e shoqëruar nga shoferi i Filip Çakulit. Aty ka marrë takim me Pangon, i cili është informuar mbi formimin shkollor të Almës, dhe i ka lënë takim tjetër, me qëllim dorëzimin e dokumenteve. Pas dy ditësh, Alma ka shkuar sërish në Ministrinë e Turizmit dhe Kulturës për të takuar ministrin, i cili pasi është njohur me dokumentet i ka propozuar asaj punësimin në Institutin që menaxhohej nga mbesa e tij. Alma pastaj ka shkëmbyer numrat e telefonit me ministrin Pango dhe ka lënë takim në orën 7:30, në ambientet e Institutit të Studimeve Sociologjike.Më pas, ajo ka shkuar në ambientet e “Top-channel”, ku ka takuar Filip Çakulin dhe i ka thënë që i është ofruar punë në institut dhe jo në ministri. Në orën 7:30, ajo nuk ka shkuar në institut dhe i ka telefonuar ministrit Ylli Pango se pse nuk është paraqitur. Për këtë ka vënë në dijeni Filip Çakulin, i cili i ka kërkuar takim në orën 19. Në këtë takim, Filip Çakuli i ka marrë kartën e telefonit Almës, duke i pohuar shprehimisht se “përgjegjësia është e imja për përdorimin e kartës me ndonjë person tjetër”. Çakuli, pas dy ditësh i ka kthyer kartën e telefonit Almës dhe i ka kërkuar nëse ajo ishte e gatshme të takonte ministrin Pango dhe të regjistronte bisedën, gjë për të cilën Alma e ka refuzuar. Pas dy javësh nga momenti i dhënies së kartës së telefonit, Çakuli ka telefonuar Almën duke i thënë të shkonte në zyrën e Ministrit të Kulturës, për të plotësuar dokumentet. Të nesërmen, Alma ka shkuar në Ministrinë e Turizmit dhe aty është takuar me gazetaren e emisionit “Fiks-Fare”, Alkida Budini. Aty Alkida i kishte dhënë Almës një aparat telefonik, me të cilin Filip Çakuli e kishte porositur për të regjistruar bisedën me ministrin Pango. Pas takimit, Alma aparatin e telefonim me të cilin ka regjistruar dhe filmuar ia ka dhënë Filip Çakulit. Pak ditë më vonë, kur Alma ishte punësuar në televizionin “Top-channel” Filip Çakuli i kishte kërkuar asaj të shoqëronte gazetaren Alkida Budini në një shërbim. Së bashku me një operator dhe me një shofer kanë shkuar në Qytetin Studenti, te shtëpia e paditësit Ylli Pango. Këtu, Alkida Budini ka hyrë në banesën private të zotit Pango, ndërsa tre të tjerët kanë pritur për 15 minuta, rreth 100 metër larg banesës së tij.Nga deklarimi i zv.drejtores së “Fiks Fare” ka rezultuar se realizimi i kamerës së fshehtë me ministrin Pango është incizuar nga drejtori i emisionit “Fiks Fare”, Filip Çakuli. Kjo ka ardhur për shkak se në redaksi është paraqitur Alma Mukaj dhe sipas saj, ajo kishte shkuar te Ministri Pango me rekomandim pune dhe ministri i kishte kërkuar takim asaj jashtë orarit të punës, në institutin në zonën e ish-bllokut në Tiranë. Regjistrimi i bisedave telefonike të Pangos rezulton se është bërë me kartën e telefonit të Alma Mukës, por në vend të Almës aty ka folur gazetarja Alkida Budini, pasi Alma nuk pranonte të merrte pjesë në këtë proces të organizuar nga “Fiks Fare”. Sipas saj, “ministri Pango kishte qenë korrekt” dhe ajo nuk donte të vazhdonte më.Rezultojnë tetë biseda telefonike dhe e para është bërë më 27 janar 2009. Gazetarja Alkida Budini ka shkuar tre herë në ministri për të takuar ministrin Pango. Ajo ka mundur ta takojë atë në zyrën e tij herën e tretë dhe ka shkëmbyer telefonat dhe ka lënë takim për pasdite, me qëllim lënien e dokumenteve për punë. Pasdite ajo nuk është paraqitur në ministri, për të dorëzuar dokumente. Ajo i ka telefonuar dhe është treguar e gatshme t’ia dorëzonte dokumentet në shtëpi. Pastaj Ylli Pango i ka dërguar një sms, ku i ka thënë që kur të vinte t’i bënte telefon. Alkida, në shoqërinë e Alma Mukës, operatorit dhe shoferit, kanë shkuar te banesa e ministrit. Aty Alkida ka bërë regjistrimin e takimit, i cili është transmetuar nga emisioni “Fiks Fare”. Sipas prokurorisë, nga pikëpamja e fakti kjo ka qenë ngjarja që ka ndodhur.Prokuroria, duke analizuar ngjarjen ka arritur në konkluzionin se regjistrimi i mësipërm i kryer nga “Top-channel sha” pa autorizimin e autoriteteve shtetërore, nuk përbën provë në kuptimin procedural, pasi ky regjistrim është marrë në mënyrë të fshehtë dhe jo sipas dispozitave të parashikuara, çka e bën këtë regjistrim si të papërdorshëm si provë. Prokuroria ka arritur në përfundimin që nuk rezulton e provuar që ministri të ketë shfrytëzuar në mënyrë abuzive funksionin e tij shtetëror, për të kërkuar në mënyrë të drejtpërdrejtë apo të tërthortë përfitime të padrejta apo veprime seksuale. Në këto rrethana përfundimisht organi i prokurorisë ka vendosur pushimin e fillimit të procedimit penal më 3 dhjetor 2009.Gjykata nga ana e saj, duke analizuar faktin e ngjarjes si më sipër, nga pikëpamja ligjore, arrin në konkluzionin përfundimtar se përsa i përket regjistrimeve audio-vizive, të kryera dhe të transmetuara, dhe nga mënyra se si janë marrë dhe i janë ofruar publikut, përbëjnë veprime të kundërligjshme dhe të kryera me faj, veprime këto që të vlerësuara nga kjo gjykatë e kanë dëmtuar rëndë jetën private dhe reputacionin e paditësit Pango, duke i shkaktuar atij një dëm moral të shfaqur në drejtim të dëmtimit të personalitetit dhe një dëm të theksuar në sferën shoqërore dhe atë të gëzuarit të plotë të jetës.Gjykata vë në dukje se provohet plotësisht kundërligjshmëria e veprimeve të “Top-channel”. Me anë të transmetimit të materialit audioviziv në emisionin “Fiks Fare”, të bëra me kamera të fshehta nga “Top-channel sha”, janë shkelur në mënyrë të hapur të drejtat dhe liritë themelore të njeriut. Gjykata, referuar dispozitave përkatëse në Kushtetutën e Republikës së Shqipërisë dhe të Konventës Ndërkombëtare të të drejtave të Njeriut, konstaton se nga ana e të paditurit “Top-channel sha” janë shkelur në mënyrë të hapur të drejtat dhe liritë themelore, që lidhen me respektimin e privatësisë personale dhe familjare të paditësit Pango, paprekshmërinë e banesës si edhe korrespondencës së tij. Kështu, në sekuencat e videos, konstatohet se ka xhirime të ambienteve të brendshme të banesës së paditësit Ylli Pango, ambiente këto në të cilat Pango shfaqet me rroba shtëpie, si dhe xhirime të fytyrës. Gjithashtu sekuencat e videos shfaqin në ekran pamje të mesazheve të dërguara nga paditësi Ylli Pango, duke përfshirë dhe detaje të mesazhit. Gjithashtu janë transmetuar biseda të regjistruara të paditësit Pango, të kryera nga telefoni i tij.      Gjykata vlerëson se i padituri duhet të kryente veprimet e tij, për të marrë dhe transmetuar informacionin në përputhje me ligjin.Së dyti, nga gjykimi u provua plotësisht se regjistrimet audiovizive të transmetuara në “Fiks Fare” janë kryer në mënyrë të fshehtë dhe pa pëlqimin e ministrit Pango, ndonëse ato paraqesin një informacion shumë personal dhe privat. Pikërisht kjo mënyrë e marrjes dhe regjistrimit të informacionit prej palës së paditur, në vlerësim të paditësit dhe privatësisë së tij, konstatohet nga gjykata se bie hapur ndesh me nenet e Kushtetutës dhe Konventës Ndërkombëtare të të Drejtave të Njeriut.Duke parë mënyrën antiligjore të marrjes së këtyre regjistrimeve audiovizive, si edhe mosvlerësimit për këtë shkak nga ana e Prokurorisë, gjykata nuk krijon bindje as për vërtetësinë e tyre.Për sa i përket elementit të dytë, gjykata konstaton se veprimet e mësipërme të kryera nga “Top-channel” kanë bërë që Pangos t’i shkaktohet një dëm moral, i cili konsiston në dëmtimin e nderit dhe të personalitetit dhe të sferës shoqërore. Pas kësaj ngjarjeje, ai u shkarkua nga detyra e ministrit, duke përjetuar ankthe dhe shqetësime të vazhdueshme. Si rezultat i ngjarjes, atij iu shkatërrua karriera e tij akademike dhe akademike, e ngritur prej tij në një hark kohor 35-vjeçar.Gjithashtu dëmi ndaj paditësit Pango, konsiston dhe në faktin personi i tij është cënuar rëndë, duke u goditur në media nga politikanë dhe analistë të ndryshëm. Gjykata vlerëson se dëmi i shkaktuar paditësit Pango, nga veprimet e paligjshme, kap vlerën e 400 mijë euro. Në caktimin e vlerës si më lart, Gjykata ka parasysh praktikën gjyqësore të deritanishme në vendin tonë, që në mungesë të tabelave dhe statistikave, marzheve minimale dhe maksimale të shpërblimit të dëmit jopasuror, rast pas rasti e kanë lënë në çmim të gjykatës caktimin e masës së dëmit.Gjykata çmon se janë kryer veprime provokuese dhe insistuese nga ana e palës së paditur. Qëndrimet subjektive, veç të tjerave bëhen të besueshme, duke pasur parasysh dhe konfliktin që ka qenë për një kohë të gjatë mes Ylli Pangos, si ministër, dhe “Top-channel”, për lirimin nga ana e saj të ambienteve të “QNK”.Vendosi:Pranimin e padisë për sa vijon:Deklarimin e të paditurit Top-channel sh.a. si përgjegjës për shkaktimin e dëmit ndaj paditësit Ylli Pango, si rezultat i publikimit nga ana e tij e të dhënave të pasakta dhe të vërtetuara, si të përfituara në mënyrë të paligjshme nga ana e palës së paditur.Detyrimin e të paditurit Top-channel sh.a, për mos të publikuar në të ardhmen artikuj, intervista apo komente me të paditurin Ylli Pango, të cilat në mënyrë indirekte, apo direkte mund të dëmtojnë personin e tij.Detyrimin e të paditurit Top-channel sh.a, për t’i paguar paditësit Ylli Pango shpërblimin e dëmit të shkaktuar për sa më lart në vlerën prej 400 mijë euro.Rrëzimin për pjesën tjetër të padisë, që lidhet me kërkimin e shpërblimit tej kufijve të shpërblimit të mësipërm, të pranuar nga gjykata.
TCH: Vendimi i gjykatës, absurd, kundër gazetarisë investigative
TIRANE – Televizioni Top-channel e konsideroi dje vendimin e gjykatës për gjobitjen e emisionit “Fiks Fare” me 400 mijë euro, si një qëndrim kundër gazetarisë investigative. “Gjyqtari Agim Bendo ka penalizuar gazetarinë investigative, duke marrë në mbrojtje një nga rastet më flagrante të abuzimit me detyrën në administratën shtetërore, të dënuar në unison publikisht, si nga opinioni dhe nga krerët më të lartë të shtetit dhe të politikës”, thuhet në kronikën, që ka përcjellë vendimin e Gjykatës së Tiranës, i cili u shpall ditën e djeshme nga gjyqtari Agim Bendo. Televizioni ka bërë të ditur se do ta apelojë menjëherë, sipas procedurave ligjore, vendimin e shpallur dje nga Gjykata e Tiranës, duke pohuar se gjyqtari Agim Bendo ka dhënë vendimin kundër emisionit “Fiks Fare”, duke i dhënë të drejtë padisë së ish-ministrit Ylli Pango edhe pse nuk vërtetohet në asnjë moment se emisioni ka shkelur ligjin. Duke e konsideruar absurd penalizimin e emisionit “Fiks Fare”, për materialet e bëra publike prej tij, TCH shprehet se gjykata në vendimin e saj ka marrë parasysh argumentet e palës paditëse. “Pas këtij vendimi, duke menduar se një gjyqtar si Agim Bendo nuk përfaqëson drejtësinë shqiptare, Top Channel do t’i drejtohet Gjykatës së Apelit për të vënë në vend drejtësinë, e cila, në shkallën e parë të Gjyqësorit, në një rast po aq flagrant dhe të paprecedent sa ai i z. Pango, rreshtohet në krah të abuzimit me detyrën të një zyrtari të lartë të Qeverisë”, thuhet në deklaratën e Top-Channel. Sipas saj, pavarësisht profilit investigativ të emisionit “Fiks Fare”, gjykatësi Agim Bendo shkoi më tej dhe paragjykoi filmimet, që sipas tij duhet të ishin marrë në dijeninë e Ylli Pangos.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here