Home Bukuria Ekspertët e bukurisë, 6 faktorët që dëmtojnë lëkurën, si t’i shmangim

Ekspertët e bukurisë, 6 faktorët që dëmtojnë lëkurën, si t’i shmangim

776
0

Ekspertët e bukurisë analizojnë “vrasësit” e lëkurës

Lekure e paster
Lekure e paster

1- Dielli dhe rrezet ultravjollcë
Qëndrimi i gjatë në diell dobëson dhe shkatërron lëkurën duke shfaqur njolla, zona super të ndjeshme, mungesë toni. Arsyeja është një përbërës i rrezeve të diellit, rrezet ultraviolet të cilat reagojnë mbi fibrat elastike duke provokuar degjenerimin. Këto tip rrezesh interferojnë në mekanizmin e prodhimit të kolagenit dhe të elastinës, dy fibrat që ndërtojnë dermën. Një ekspozim i tepërt në diell, provokon një dobësim të kësaj strukture që tenton të humbasë elasticitetin dhe butësinë. Nën ndikimin e rrezeve ultravjollcë në lëkurën tuaj mund të fillojnë të shfaqen disa njolla në ngjyrë kafe.

2- Temperaturat e ulëta dhe efekti i tyre
Dimri është shumë i përshtatshëm për të fjetur, po kështu ndodh edhe me lëkurën tonë. Në temperaturat e ulëta metabolizmi i qelizave ngadalësohet dhe lëkura rinovohet më me vështirësi. Jo vetëm kaq, i ftohti tenton të dobësojë filmin hidrolipidik (barriera e mbrojtjes natyrale) dhe vepron në shtrëngimin e kapilarëve. Në këtë mënyrë në fytyrë do të qarkullojë më pak gjak për qelizat. Lëkura jonë është gjithmonë e rrezikuar nga agjentët e dëmshëm atmosferikë, temperaturat e ulëta apo ato të larta, edhe nën veprimin e rrezeve ultraviolet, smogu, cigarja apo dhe ndotës të tjerë të gjendur në ambientet që na rrethojnë.

3- Genet dhe plakja
Disa gene kanë aftësinë që ta mbajnë lëkurën lisho dhe kompakte më gjatë se zakonisht. Plakja kronologjike në krahasim me atë të shkaktuar nga rrezet e diellit, është e lidhur me faktorët biologjik gjenetik të AND-së tonë të cilat japin instruksione për të ndërtuar organizmin tonë. Për të evidentuar shenjat e kohës që kalon, është mirë që t’i sigurojmë epidermës një hidratim deri në 30-35 vjeç. Por plakja e hershme mund të jetë edhe e trashëguar. Pasi një lëkurë me probleme apo që rrudhoset shpejt do të vinte si rezultat i një sërë gjenesh të trashëguara. Kjo lidhet me trashëgiminë gjenetike nëpër breza.

4- Stresi “dëmton” lëkurën
Në momentin që kalon një periudhë të vështirë nuk është aspak çudi që lëkura të fillojë të humbasë shkëlqimin dhe butësinë e saj. Truri reagon dhe stresi prodhon disa substanca të quajtura neurotransmetues të cilat shtrëngojnë enët e gjakut duke shkaktuar një ngadalësim të qarkullimit. Epiderma në këtë kohë bëhet opake dhe rrudhëzat rreth syve, buzëve dhe gojës theksohen më tepër duke e bërë lëkurën tuaj që të ngjajë më e plakur. E nëse stresit i shtohet edhe një ambient i ndotur qyteti, plakja është padyshim e parakohshme. Të gjithë e dinë se faktori stres është ndikuesi numër një në rrudhosjen e lëkurës.

5- Duhani dhe nikotina
Të gjithë e dimë se cigarja e rëndon pamjen e lëkurës, duke krijuar rrudha rreth syve, buzëve dhe gojës që krijohen mbas dhjetë vjet pirje e rregullt cigaresh. Nikotina krijon një lloj tape që pengon oksigjenin të hyjë në inde, dhe pa oksigjen qelizat mbeten të uritura dhe nuk arrijnë që të jenë të shëndetshme. Në këtë mënyrë lëkura humbet shkëlqimin, epiderma thahet dhe irritohet plotësisht. Përveç kësaj nikotina prish mikroqarkullimin duke penguar prodhimin e kolagjenit dhe të fibrave elastike, prandaj lëkura humbet elasticitetin dhe plaket më shpejt. Prandaj duhet shmangur duhani dhe ambientet e mbyllura.

5- Dielli dhe rrezet ultravjollcë
Qëndrimi i gjatë në diell dobëson dhe shkatërron lëkurën duke shfaqur njolla, zona super të ndjeshme, mungesë toni. Arsyeja është një përbërës i rrezeve të diellit, rrezet ultraviolet të cilat reagojnë mbi fibrat elastike duke provokuar degjenerimin. Këto tip rrezesh interferojnë në mekanizmin e prodhimit të kolagenit dhe të elastinës, dy fibrat që ndërtojnë dermën. Një ekspozim i tepërt në diell, provokon një dobësim të kësaj strukture që tenton të humbasë elasticitetin dhe butësinë. Nën ndikimin e rrezeve ultravjollcë në lëkurën tuaj mund të fillojnë të shfaqen disa njolla në ngjyrë kafe.

6- Smogu dhe ajri i ndotur
Jetesa në një qytet të madh të bën që çdo ditë të jesh e detyruar të bësh llogaritë me ndotjen. Ajri që të rrethon dëmton shtresën mbrojtëse të lëkurës dhe në të njëjtën kohë depozitohen mikrograme dhe substanca toksike në formë pluhurash metalikë të padukshëm. Në këtë fushë beteje padyshim që fytyra është ajo që ekspozohet më tepër: ndotet dhe merr një ngjyrë gri në kaf. Pa llogaritur këtu rreziqet e zhvillimit të alergjisë. Në epidermat më të ndjeshme, akumulimi i substancave të jashtme mund të shkaktojë irritime të bezdisshme antiestetike. Kështu mungesa e kujdesit do të sillte probleme të dukshme me lëkurën.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here