Tani në Tiranë është hapur “VIENNA ECONOMIC FORUM”. Eventi do të zhvillohet në ambjentet e pallatit të Brigadave.
Hapjen e eventit e bëri Arben Ahmetaj, Ministër i Zhvillimit Ekonomik, Tregtisë, Turizmit dhe Sipërmarrjes. Pas Ahmetajt, fjalën e mori Erhard Busek, President i Vienna Economic Forum dhe mbylljen e ditës së parë e bën kryeministri Rama.
Busek tha se rajoni i Ballkanit po ecën përpara pavarsisht krizave që ndodhin në të gjithë botën. Sipas Busek, qeveritë e Rajonit po bëjnë përpara drejt bashkëpunimit e zhvillimit. Presidenti i Vienna Economic Forum falenderoi kryeministrat Rama e Vuçiç për takimin e sotëm dhe frymën e bashkëpunimit.
Nesër është dita e dytë e Forumit Ekonomik, ku në panel janë liderët e Ballkanit.