Home Aktualitet Kontrolli i matesave, OSHEE: Pa kosto shtese per qytetaret

Kontrolli i matesave, OSHEE: Pa kosto shtese per qytetaret

777
0

Të gjithë abonentët do t’i nënshtrohen kontrollit të matësave të energjisë, një proces periodik, që sic shpjegon OSHEE, kryhet 1 herë në 5 vite për konsumatorët familjarë dhe 1 herë në 3 vite për bizneset private.

“Janë kompani të licencuara nga Drejtoria e Metrologjisë dhe e Kalibrimit që e kryejnë këtë shërbim dhe e nënvizoj nuk ka kosto shtesë për qytetarët, verifikimi periodik i sistemit të matjes është një kosto që e mban OSHEE”, thotë Albana Ferraj, OSHEE.

OSHEE sqaron edhe rastet kur ky proces mund të ketë kosto për qytetarin.

“NQS konsumatori dyshon që matësi I tij është jashtë klasit, paraqitet tek sportelet, e oshee për të bërë një kërkesë për kolaudim matësi, në rast se del jashtë klase dmth dyshimi ishte real, nuk paguan në sportel, nëse nuk del real, koston e paguan qytetari”, thotë Ferraj.

OSHEE thotë se tarifa që paguan qytetari në këtë rast është rreth 1000 lekë.

Previous articleDonald Lu njihet me pr.ligjin per minoritetet
Next articleVeliaj, aksion pastrimi ne Tirane

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here