Home Aktualitet Basha: Tirana do të jetë për qytetarët, premtimi im!

Basha: Tirana do të jetë për qytetarët, premtimi im!

703
0

Tirana do të jetë për qytetarët dhe kjo është një betejë për një të ardhme më të mirë. Ky ishte premtimi i Lulzim Bashës ndërsa deklaroi se beteja është për një jetë më të mirë.

“Beteja për një jetë më të mirë, beteja me papunësinë, beteja për më shumë shkolla të mira dhe të mëdha, beteja për një të ardhme më të mirë, për rininë e mrekullueshme të kryeqytetit”.

Me projekte, Basha theksoi se perpos politikave do të jetë dhe ajo për krijimin e një task force për punësimin.
“Sot Bashkia nuk bën asgjë për punësimin, por Bashkia mund të bej gjithçka për punësimin. Misioni im është hapja e 30 mijë vendeve të reja të punës në dy vitet e ardhshme. Ne duhet të nxisim ekonominë me anë të hapjes se vendeve të reja pune”.

“Tirana është kryeqyteti i parë ku Bashkia do të pres më shumë se 100 mijë studentë, një biblotekë e hapur për të gjithë rinine studentore. Ky është premtimi im konkret brënda 3 viteve”

“Kaosi në trafik ka sjellë vetëm humbje, ka sjellë ndotje. Ne kemi nevojë të investojmë në infrastrukturë.Unaza e Madhe do të rrisë efiçencen e biznesit duke ulur kohën e transportit. Duke filluar me Unazen e Madhe, me një rrjet nënkalimesh dhe me një sistem parkingjesh ne do të zgjidhim problemin e trafikut. Shqipëria do të kete tranvajin e saj”.

“Ne kemi nevojë per parqe e lulishte, për një plan dhe jo të vazhdojmë betonimin. Ky plan do të jetë në qëndër të vëmëndjes për të gjithë lagjet e kryeqytetit”.

Me një plan konkret për Tiranën, Basha theksoi se të gjithë këtë punë e ka marë seriozisht, për një Tiranë Europiane.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here