Home Aktualitet Shenkoll, prokurori goditet me shkelma dhe grushta nga i denuari

Shenkoll, prokurori goditet me shkelma dhe grushta nga i denuari

641
0

burgu-shenkollit-300x210LEZHE – Burgu i sigurisë së lartë në Shënkoll është përfshirë nga një ngjarje e paprecedente.

Një prokuror është goditur me grushte e shkelma nga një i dënuar për vrasje në burgun e Shënkollit. Mariglen Përgjini, i dënuar me 7 vjet për vrasjen e një të riu në Janar të 2013-ës, është “hakmarrë” ndaj prokurorit Ervin Beqiri, pasi ky i fundit kishte kërkuar dënimin e tij me 20 vjet burg në kohën e gjykimit.

Pas kësaj ngjarjeje i dënuari është futur në izolim ndërsa me urdhër të prokurorisë është arrestuar shefi i sigurisë së institucionit të vuajtjes së dënimit në Shën Koll dhe gardiani i turnit, nën akuzën e shpërdorimit të detyres pasi nuk ndërhynë për të shmangur incidentin.

Si u ndodh prokurori në Burgun e Shënkollit
A1 Report mëson se prokurori i rrethit të Lezhës, Ervin Beqiri kishte shkuar në burgun e Shënkollit për të marrë në pyetje dy të burgosur. Por duket se fytyra e tij është memorizuar më së miri nga i dënuari Mariglen Përgjini, i cili e ka pikasur dhe ka nisur ta ofendojë…por kjo vetëm fillimisht, pasi më tej ai e ka goditur me grushte e shkelma. Sulmi ndodhi ne dhomat e ajrimit, ku i dënuari është shkëmbyer me prokurorin.

Prokurori kallezoi te burgosurin dhe gardianet qe nuk nderhyne
Ishte vetë prokurori i cili bëri kallëzimin penal në Organin e Akuzës jo vetëm ndaj të dënuarit Mariglen Përgjini, por edhe dy gardianëve të cilët nuk vepruan për të shmangur ngjarjen.

Pergjini i denuar me 7 vjet per vrasjen e nje te riu dhe plagosjen e nje tjetri
Mariglen Përgjini është dënuar për vrasjen e 25-vjeçarit Martin Shtjefni dhe plagosjen e Ergys Nikës mëngjesin e 10 Janarit të 2013-ës në një lokal pranë kryqëzimit të “Shënkollit”.

27-vjeçari nga Manatia e Lezhës, në atë kohë u shpall në kërkim pasi u arratis nga vendi i ngjarjes.

Pergjini interviste eksluzive me A1 REPORT kur ndodhej ne arrati
A1 REPORT më 24 janar, kur kishin kaluar vetëm dy javë nga vrasja, pati një intervistë ekskluzive me Mariglen Përgjinin, ndërsa ai ndodhej në arrati. Në atë intervistë ai rrëfeu se ishte i pafajshëm dhe bënte thirrje për drejtësi.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here