Home Aktualitet Tiranë, plagoset me 4 plumba roja i qendrës jetimore (Video)

Tiranë, plagoset me 4 plumba roja i qendrës jetimore (Video)

528
0

atentatiNjë plagosje me armë zjarri është shënuar rreth orës 20:30 të së mërkurës pranë Pallatit me Shigjetave në Tiranë.

Fatmir Kurti, roje i qendrës Jetimore “Zemer Nëne” u qëllua me pistoletë ndërsa ishte në orarin e punës. 28-vjeçari jetim mori dy plumba në trup, në shpatull dhe këmbë, ndërsa në vendngjarje policía gjeti 7 gëzhoja. Sipas bluzave të bardha në spitalin e Traumës, ka kaluar rrezikun për jetën.

Sipas burimeve nga policia e Tiranës, autori i identifikuar tashmë, ka qëlluar me armë nga rruga dhe është larguar më tej në drejtim të rrugës së Kavajës. Sipas uniformave blu, autori ka shfrytëzuar errësirën dhe rrugicat e lagjeve për tu larguar nga vendi i ngjarjes.

Ishte një telefonatë e cila sinjalizoi policinë e kryqytetit për të shtëna me armë në këtë zonë, ndërsa nga kamerat e sekuestruara të sigurisë është evidentuar edhe autori i plagosjes, i veshur me xhup të zi dhe pantallona sportive të zeza. Duke iu referuar kamerave të sigurisë, policia thotë se autori i moshës rreth 25 vjeç ka nxjerrë pistoletën nga një cantë dhe ka qëlluar nga rruga ndërsa ecte në këmbë. Nga mbledhja e dëshmive, mësohet se Fatmir Kurti disa ditë më parë kishte pasur një sherr me një person tjetër dhe kjo është pista kryesore që uniformat blu janë duke hetuar

Rreth 20 persona janë shoqëruar, përfshirë edhe familjarë të të plagosurit, për të mësuar ndëse roja 28-vjeçar i qendrës jetimore, ka pasar konflikte të mëparshme.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here