“I lejm zagarët të lehin se ata at pun kan. Karvani ju mbeti n’shina, s’ditën as me LYP FAM!!!”. Kështu shprehet Erik Fullani me këtë shqipe të çalë teksa poston një foto sëbashku me të atin, ish-guvernatorin Ardian Fullani që ndodhet në arrest shtëpie pasi po hetohet mbi skandalin e vjedhjes së 713 milionë lekëve në Bankën e Shqipërisë.
Epo duket se Erik Fullanit i janë plotësuar lutjet që bëri në kishë pak ditë më parë për të atin sepse gjykata vendosi lirimin nga qelia dhe lënien në ‘arrest shtëpie’.
Djaloshi që u vu në qendër të vëmendjes pas fotove me jetën sociale luksoze që bënte, sot duket tepër i lumtur me babain në krah. Por përballë opinionit publik të acaruar me vjedhjen në bankë dhe paratë e humbura pa adresë, Eriku nuk i përmend, por akuzave ndaj babait të tij, u përgjigjet me ‘qentë le të lehin”.