Home Aktualitet Lihet e lire Edmonda Trimi, gruaja qe dhunonte te shoqin

Lihet e lire Edmonda Trimi, gruaja qe dhunonte te shoqin

763
0

trimi-mondaGjykata e Lushnjës ka lënë të lirë 26 vjecaren, Edmonda Trimi, e cila ishte arrestuar për dhunë ndaj të shoqit. 26-vjecarja doli sot para togave te zeza ku u njoh me masën e sigurisë detyrim paraqitje, ndërsa asaj i ndalohet përkohësisht të dalë jashtë vendit.

E njëjta masë sigurie u kërkua edhe nga prokurori i cështjes, ndërsa në sallë i pranishëm ishte edhe bashkëshorti i saj 36 vjecar, Niko Trimi, i cili kishte bërë edhe denoncimin në polici ndaj bashkëshortes.

E pandehura teksa pranoj ngjarjen për të cilën akuzohej, u shpreh se edhe bashkëshorti ushtronte dhunë ndaj saj.

Edmonda Trimi u la të takonte edhe 3 vajzat e saj të mitura, ndërsa pohoi se do të kthehej në banesë nëse nuk do binte më pre e dhunës së bashkëshorit të saj.

Niko Trimi dy ditë më pare pranoi se për hir të vajzave do ja faltë tradhëtinë dhe dhunën 26 vjecarës, por kërkoi që kjo e fundit të hiqte dorë nga tradhëtitë, telefoni dhe facebooku.

Ishtë pikerishtë rrjeti social facebook që kishte ndezur konfliket mes cifit, teksa bashkëshorti i kërkontë të rese ta mbyllte Facebookun pasi kishte dyshime se përmes tij gruja krijonte lidhje jashtë martesore.

Sic duket edhe nga këto fotot e reja ishte mjaft aktive në rrjetin social facebook. Në shumicën e fotovë ajo është më fëmijet e saj, teksa viziton vende të ndryshme.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here