Home Aktualitet Masakra, atentatorët i kane ndjekur me motorr viktimat

Masakra, atentatorët i kane ndjekur me motorr viktimat

525
0

sulkuAtentatorët, njëri prej të cilëve gjeti vdekjen nga nipërit e Lufit, kanë lëvizur me motor deri tek vendi ku i kishin zënë pritë Mentor Lufi (Doçit), i cili mbeti viktimë së bashku me mikun e tij Gerti Goxhaj. Nga hetimet ka rezultuar se ka qenë pikërisht motori në foto i cili është përdorur nga Besnik Sulku dhe shtetasi italian Salvatore Letizia, të cilët për disa orë rresh, të mërkurën e 27 Majit të këtij viti kanë survejuar të gjitha lëvizjet e Lufit, i cili ishte dhe objektivi i tyre për ta eleminuar.

Ndërkohë, sipas rindërtimit të skenës së krimit, hetuesit kanë faktuar se ditën e ngjarjes motori drejtohej nga Besnik Sulku, ndërsa shtetasi italian, Letiza qëndronte pasagjer, dhe menjëherë sapo i janë afruar objektivit të tyre të dy personat janë maskuar dhe i pari që ka zbritur nga motori për të qëlluar ka qënë italiani Salvatore Letizia.

Ditën e ngjarjes, Mentor Lufi së bashku me mikun e tij Gerti Goxhaj kanë qenë së bashku në një kafene afër Fakultetit të Shkencave të Natyrës. Sulku e Letizia pasi kanë pikasur objektivin e tyre kanë pritur që Lufi të dalë nga lokali dhe të hip në makinën tip BMË bashkë me Goxhajn. Por, ajo çka nuk kanë ditur atentatorët ka qenë fakti se pas tyre kanë qenë dy nipërit e Mentor Lufit (Doçi), Markeljan Doçi dhe Klevis Doçi të cilët kanë qenë në të njëjtin lokal me xhaxhain e tyre, por ishin të ulur në një tavolinë tjetër.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here