Home Shendetesi Sinoziti, keshilla per ta kuruar

Sinoziti, keshilla per ta kuruar

2628
0

Shpesh çdo dhimbje koke trajtohet thjesht me një aspirinë dhe sapo dhimbja kalon, ashtu bie edhe interesimi për diagnostikimin e saktë te saj. Dhe dhimbjet e kokës kanë shkaktarë të shumtë, duke filluar nga ftohja, sinoziti e deri tek dhimbjet e forta të migrenës. Por disa mënyra të reja të trajtimit të dhimbjeve të kokës ofrojnë shpresa për të sëmurët. Një pamje e kompjuterizuar e trurit tregon reagimin e trurit kur njeriu provon dhimbje të migrenës, sëmundje e cila prek rreth 20 përqind të amerikanëve. Por problemi është se pacientë të tillë shpesh diagnostikohen gabim.

Kurimi

Diagnostikimi i saktë ka shumë rëndësi, pasi vetëm kështu mjekët mund të ndërhyjnë në kohën e duhur për parandalimin e keqësimit të gjendjes shëndetësore. Pas diagnostikimit të saktë, ilaçi më i mirë kundër simptomave të sinozitit është provuar të jetë ai i grupit të ilaçeve triptan, që e largojnë menjëherë dhimbjen e kokës, por njëkohësisht shkaktojnë marrje mendsh. Shkencëtarët tani janë duke kryer prova për përdorimin me sa më efektivitet të ilaçeve triptan, që mund të merren nga goja, por edhe nëpërmjet injeksioneve. Këto terapi të reja bëjnë të mundur jo vetëm trajtimin e simptomave në përgjithësi, por shpesh eliminojnë edhe dhimbjet e kokës të shkaktuara nga migrena. Mjekët thonë se ilaçet e llojit triptan janë të efektshme në më shumë se 80 përqind të rasteve, por ata rekomandojnë që personat që vuajnë nga sëmundje vaskulare duhet të shqyrtojnë përdorimin e alternativave të tjera të mundshme.

LLojet e sinozitit

Sinoziti është një infiamacion akut ose cronik i një nga hapësirave (seno) të prahundës. Sipas vendndodhjes dallojmë 4 lloje sinozitesh: Sinozit të maxiles; sinozit të frontales; sinozit të etmoidales; sinozit të sfenoidales. Sipas përhapjes sëmundja mund të jetë mono ose bilaterale. Kur inflamacioni kap më shumë hapsira(seni),quhet Polisinozit. Nga ana klinike këto konsiderohen si bllokime të këtyre hapsivare duke mos lejuar daljen e lëngut që formohet gjatë infektimit që quhet Essadato (me një përbërje proteinike,i pasur me mucopolisakariddhe qelizave ematike). Por mund ti kemi edhe të llojit me formim ose te jo te “puss”(material me linfocite te vdekura).

Shkaktarët

Sinoziti mund të si pasojë i një inflamacioni të rrugëve të frymëmarrjes të hundeve,akut ose kronik, infeksioni dentar, fraktura të maxiles, grip, faktor alergjik. Vata është energjia që aktivizon sistemin nervor dhe mund të ndryshohet lehtë nga stresi dhe ndryshimet klimatike, në gjendje që të ndikojë në gjendjet shpirtërore, përveçse dhe shkakton sinozitin dhe dhimbje koke. Për të zhdukur shqetësime të tilla në fakt kryhet dhara, një trajtim që konsiston në derdhjen, shumë ngadalë, të vajit të nxehtë të sezamit në qendër të ballit të pacientit, i shtrirë në një shtrat të rehatshëm druri. Sipas disiplinës ajurvedike, mesi i ballit është vendi i syrit të tretë, i lidhur me qendrat funksionale të trurit dhe në gjendje, nëse stimulohet, të rrisë prodhimin e serotoninës dhe ndjesinë e kënaqësisë dhe relaksit. Zakonisht, sinoziti shkaktohet lehtësisht nga stresi, emocioni dhe tensioni dhe është e shpeshtë tek njerëzit depresivë dhe me ankth; ndaj një nga metodat e kurimit është edhe psikoterapia, pasi kjo sëmundje lidhet më emocionet intense. Nga ana tjetër dhimbjet e kokës, kanë edhe dy shfaqje të tjera, q janë dhimbja në kokë, ka dy shfaqje karakteristike, migrenën dhe spondiliatrozën, ato janë dy nga shqetësimet më të shpeshta edhe pse në disa raste mund të jetë një shenjë e mirë; shfaqja e një lodhjeje ose një tensioni, por nëse është e fortë dhe e përsëritur është sintom i një sëmundje celebrale si: ematomë, encefalite, meningjit ose ndonjë hipertension i rëndë.

Shkenca

Pse sëmuren njerëzit nga sinoziti

Më parë, njerëzit bënin shkaktarë të shfaqjes së sinozitit grumbullimin e një pjese të gjakut në hundë, por ajo u hodh poshtë nga studiues të ndryshëm dhe mendohet se shkaktare e shfaqjes së saj janë ngacmues të ndryshëm, si zhurmat e forta, drita e fortë, problemet e ndryshme, alkooli, uria, streset psikologjike,erëra e helmeve etj të cilat bëjnë që nervat e ndjeshme të sistemit nervor të reagojnë ndaj këtyre ngacmuesve.

Sinoziti, më i shpeshtë tek të rinjtë

Problemet me sinozitin, shpesh fillojnë që në moshën e adoleshencës, pastaj bëhen më të rënda rreth moshës 25 vjeçare. Sipas specialistëve të shëndetësisë, është shumë e vështirë të kesh probleme me sinozitin, në rast se nuk ke pasur më parë, gjatë kësaj moshe. Sinoziti nuk është i trashëgueshëm dhe në pjesën më të madhe të rasteve, është kronik deri në fund të jetës.

11 për qind

e meshkujve në vendin tonë vuajnë nga sinoziti a në mënyrë kronike. Sipas mjekëve specialistë, numri i tyre vjen në rritje çdo ditë, ndërkohë që shfaqja e sëmundjes është në forma të ndryshme

60 për qind

e femrave në vendin tonë, vuajnë nga sinoziti. Numri i tyre është më i madh, krahasuar me meshkujt, kjo sipas specialistëve pasi stresi, është më i madh në këtë gjini.

4 forma

të sinozitit njihen nga mjekësia. Ato janë Sinozit të maxiles; sinozit të frontales; sinozit të etmoidales; sinozit të sfenoidales. Sipas përhapjes sëmundja mund të jetë mono ose bilaterale.

17 për qind

e meshkujve që janë me sinozit , vuajnë nga varianti i tretë, pra dhimbje me orar. Kriuzat e tyre janë më të forta, sipas mjekëve specialistë.

10 faktorë

ndikojnë kryesisht në shkaktimin e sëmundjes së sinozitit, pjesa më e madhe e të cilave është e lidhur ngushtë me stresin, kushtet psikologjike dhe shkaqe arteoriale, dhe helmet e ndryshme.

3 medikamente

Përdoren për kurimin e sinozitit, medikamentë që kryesisht përmbajnë kafetinë. Ato përdoren dhe janë të këshillueshme jo vetëm për pacientët në vendin tonë, por në të gjithë botën.

Çfarë është sëmundja

1-Sinoziti mund të si pasojë i një inflamacioni të rrugëve të frymëmarrjes të hundeve,akut ose kronik, infeksioni dentar, fraktura të maxiles, grip, faktor alergjik.

2-Zakonisht, sinoziti shkaktohet lehtësisht nga stresi, emocioni dhe tensioni dhe është e shpeshtë tek njerëzit depresivë dhe me ankth

3-Dielli, e përkeqëson sëmundjen duke bërë që pacientët të ndjejnë dhimbje të mëdha.

4-Pacientët duhet të evitojnë daljet nga ora 10 e paradites deri në orën 17 të pasdites.

5-Për rastet më të këqija, këshillohet që i sëmuri për t’u qetësuar të mbyllet në një dhomë në errët dhe të ketë qetësi absolute.

6-Sinoziti prek më shumë femrat

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here