Home Aktualitet Erzen Breçani pezullohet nga detyra, i tha Rames: Hitler

Erzen Breçani pezullohet nga detyra, i tha Rames: Hitler

496
0

erzen-brecaniZëvendës Drejtori i Policisë së Tiranës, Erzen Breçani është pezulluar nga detyra, pas publikimit të statusit në rrjetin social “Facebook” disa ditë më parë.

Pezullimi i tij vjen pas publikimit të tij kundër kreut të PS, Edi Rama, ku dhe bënte thirrje për rrëzimin e tij.

Zv.drejtori i Policisë, Erzen Breçani u pezullua nga drejtori i Përgjithshëm i Policisë, Hysni Burgaj, dhe ky është pezullimi i dytë nga detyra brenda pak muajsh.

Disa muaj më parë, Breçani u pezullua për dhunë ndaj një operatori televiziv.

Ndërsa lidhur me statusin e publikuar në rrjetin social “Facebook”, Breçani ka mohuar këtë fakt, duke thënë se s’e ka shkruar vetë.

Burgaj ka urdhëruar hetim për këtë mesazh në FCB të Erzen Breçanit.

Previous articleAtaku i zemres, ja si ta parandalojme
Next articleAvioni rrezohet dhe nuk vihet re nga nje nene

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here