Home Aktualitet Tërmet 5,2 i Shkallës Rihter në Shqipëri

Tërmet 5,2 i Shkallës Rihter në Shqipëri

684
0

termetLëkundje të forta sizmike janë ndjerë mëngjesin e sotëm pothuajse në të gjithë vendin. Tërmeti, i cili ka rënë rreth orë 02:58 minuta ka alarmuar banorët. Madje të shumtë kanë qenë ata të cilët kanë telefonuar në News24 duke konfirmuar tërmetin e rënë në zonën e tyre. Nga të dhënat paraprake mësohet se tërmeti ka qenë me Magnitudë 5.2 të shkallës Rihter.

Ndërkohë mësohet se epiqendra e tërmetit ka qenë 44 km në Jug të Tiranës, 30 km në Veri-Lindje të Fierit dhe 5 Km në Lindje të Lushnjës, me një thellësi prej 10 km.

Për pasojë janë ndjerë lëkundje të forta tërmeti në Tiranë, Elbasan, Durrës, Lushnjë, Berat, Kuçovë, Gramsh, Fier, Vlorë, Krujë, Laç, Milot dhe Peshkopi. Siç bën me dije sizmiologu Ervin Kasaj, pas lëkundjes fillestare ka pasur edhe 7 lëkundje të tjera më të lehta.

Fatmirësisht nuk është njoftuar për të lënduar por vetëm për dëme materiale. Kështu, raportohet se në Lushnje është shembur një banesë, janë dëmtuar 20 të tjera, ndërsa në Cërrik janë dëmtuar 3 pallate si dhe 3 shkolla, 2 në Belsh dhe 1 në Bërzhitë të Tiranës. 13 banesa raportohet të jenë dëmtuar edhe në rrethin e Gramshit, plasaritje në shkollën e mesme të komunës Lenie.

TËRMETI 13 BANESA TË DËMTUARA EDHE NË GRAMSH
Ora 13:14- Pasoja nga tërmeti i sotëm ka pasur edhe në rrethin e Gramshit. kryetari i Komunës Kukur, Luan Kokla bën me dije se janë dëmtuar 13 banesa, 2 në Snosëm, 3 në fshatin Gribë, 5 në Kukur dhe 3 në komunën Lenie. Plasaritje ka pasur edhe shkolla e mesme në në këtë komunë.

NXËNËSIT E SHKOLLËS ‘XHEMAL HIDA’: TAVANET E KLASAVE RREZIKOJNË SHEMBJEN
Ora 13:00- “Rrezikohemi nga godina e dëmtuar ku bëjmë mësim. Tavanet e klasave rrezikojnë të shemben”, janë shprehur nxënësit e shkollën 9-vjeçare ‘Xhemal Hida’ , e cila ndodhet në fshatin Mihajas, 30 km larg Tiranës.

Ndërsa drejtori i i shkollës 9-vjeçare, Xhemal Hoxha shprehet se Kjo godinë ka qenë problem në 5 vitet e fundit. Ai e vlerësoi si alarmante, situatën e tanishme në shkollë.

TËRMETI, DËMTIME NË SHKOLLËN 9-VJEÇARE NË BËRZHITË

Ora 12:46- Lëkundjet e forta që u ndjenë edhe në kryeqytetin e vendit, nuk kanë kaluar pa dëme.

Kështu mësohet se tërmeti ka rënduar situatën në shkollën 9-vjeçare në fshatin Mihajas të komunës së Bërzhitës, duke shkaktuar dëmtime të mëdha.

Kryetari i Komunës Bërzhitë, Genc Drita bën me dije se shkolla me 100 nxënës ka qenë problematike, por tërmeti rëndoi më tepër situatën e saj. “Është vënë në dijeni Drejtoria Arsimore dhe Ministria e Arsimit”, tha ai. Drita më tej shtoi se nga dëmtimet e tërmetit, rrezikohet jeta e nxënësve.

FATMIR URUÇI: TË PAKTËN 50 APARTAMENTE THUAJSE TË PABANUESHME NË CËRRIK
Ora 12:29- Për pasojat e tërmetit të rënë sot në disa qytete të vendit ka folur edhe Drejtori i Urbanistikës në Cërrik. Sipas Fatmir Uruçit, pallatet e dëmtuara janë ata me numër 13, 6, 50.

“Të paktën 50 apartamente janë thuajse të pabanueshme në këto pallate”, tha ai. “Duhet të përcaktohet qëndrueshmëria e apartamenteve”, shtoi ai.

LUSHNJE SHEMBET NJË SHTËPI, DËMTOHEN 20 TË TJERA
Ora 12:16- Dëmtime nga tërmeti i orëve të para të mëngjesit të sotëm ka pasur edhe në Lushnje. Kështu raportohet për një banesë të rrëzuar totalisht në fshatin Hisgjokaj, ndërsa dëmtime ka pasur edhe në 20 banesa të tjera.

Nënkryetari i Komunës Hyqmet Leka tha për News 24 se “Dëmtimet nga tërmeti janë të një shkalle të mesme”.

KAMAMI: JANË DËMTUAR DY SHKOLLA NË BELSH
TermetiOra 09:40- Ndërkohë që mësohet se dëmtime ka pasur edhe në Belsh të Elbasanit. Prefekti i Elbasanit, Arben Kamami raporton për News 24 se janë dëmtuar edhe dy shkolla në Belsh dhe për këtë arsye nuk ka filluar mësimi.

Ndërkohë që sipas tij është ngritur Shtabi i Emergjencave për të verifikuar dëmet.
harta termetit
KRYBASHKIAKU I CËRRIKUT: TËRMETI I FUQISHËM, DËMTOHEN 3 PALLATE
Ora 09:30- Lëkundjet e forta të tërmetit që u ndjenë në orët e para të mëngjesit të sotëm përveç panikut të banorëve në disa qytete të vendit, kanë shkaktuar edhe dëme materiale në Cërrik.

Në një komunikim telefonik për News 24, kryetari i Bashkisë së Cërrikut, Servet Duzha konfirmoi lajmin.

Sipas tij, “Lëkundje tepër të forta janë ndjerë në Cërrik. Kuptohet që tek njerëzit pati panik, kanë dalë jashtë deri sa u zbardh. Pallati 86 në këtë qytet ka dëmtime, plasaritje dhe shembje, mendohet se ka dëmtime edhe në dy pallate të tjerë”, tha ai. Po sipas tij, asnjë person nuk është lënduar në pallatet e dëmtuara.

Duzha shtoi se, “Pas lëkundjes së parë pati edhe një lëkundje tjetër më e dobët”.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here