Lionel Mesi është zyrtarisht futbollisti më i paguar në botë. Sulmuesi argjentinas do të përfitojë 20 milion Euro në edicion nga kontrata e re që do të firmoset javën e ardhshme.
Ndërsa përsa i përket viteve të qëndrimit nuk ka ndryshuar asgjë, pasi Mesi vazhdon të mbështetet te kontrata e parë që përcakton qëndrimin në Barcelonë deri më 2018.
Edhe klauzola e largimit të Mesit nuk Barcelona nuk ka ndryshuar, ai që do shërbimet e sulmuesit duhet që të paguajë 250 milion Euro.
Lajmi për kontratën e re është konfirmuar nga klubi përmes një deklarate zyrtare “Barcelona ka arritur marrëveshjen për përmirësimin e kontratës së Lionel Mesit dhe përforcimin e statusit të tij.
Përmirësimi dhe vazhdimi i kontratës do të nënshkruhet brenda pak ditësh”, thuhet në komunikatën e Barcelonës. Vendimi është shpallur me nxitim nga klubi me qëllim që Mesi të jetë super i motivuar për ndeshjen e fundit në kampionat përballë Atletikos së Madridit që vendos edhe fatin e titullit kampion.