Home Aktualitet Aksidentohet me motorr djali i Gramoz Ruçit

Aksidentohet me motorr djali i Gramoz Ruçit

801
0

policia-tiranesAksidentohet nga një automjet Ledio Ruçi, djali i deputetit të Partisë Socialiste, Gramoz Ruçi. Ngjarja ka ndodhur në Rrugën e Barrikadave në Tiranë mbrëmjen e së enjtes dhe sipas Policisë së kryeqytetit, 28-vjeçari Ruçi ka pësuar disa plagë të lehta. Ledio Ruçi ka qenë duke lëvizur me një motor tip “Piagio” me targë greke BZI 756 kur është goditur nga një automjet tip “Mitsubishi”, me targë AA 958 AE, që drejtohej nga shtetasi Arben Bodlli.
Përplasja ka qenë e fortë, megjithatë djali i Ruçit ka pësuar vetëm disa plagë të lehta. Ai ka marrë mjekimin e nevojshëm në Spitalin Ushtarak dhe më pas është larguar për në banesë pa ndonjë rrezik për jetën. Burime zyrtare nga Policia e Tiranës thanë se ka nisur procedim penal në gjendje të lirë në ngarkim të shtetasit Arben Arif Bodlli, 44 vjeç, pasi akuzohet për shkelje të rregullave të qarkullimit rrugor.
Policia është lajmëruar për ngjarjen nga kalimtarët dhe në vendin e aksidentit kanë shkuar menjëherë shërbimet e Policisë Rrugore, si dhe ato të Komisariatit Nr. 3. Ekspertët rrugorë, pasi kanë bërë matjet në vendin e ngjarjes, kanë konstatuar se drejtuesi i mjetit që shkaktoi aksidentin nuk ka arritur të frenojë në kohë për të shmangur përplasjen.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here