Home Politike Meta: Zgjodha Presidencën me mendje, jo me zemër

Meta: Zgjodha Presidencën me mendje, jo me zemër

1706
0

Ilir Meta është betuar me një fjalim standart, korrekt dhe duke i’u shmangur çdo lloj kunje apo interpretimi politik të dy kuptimshëm. I vetmi moment ku ai ka lënë të kuptohet pak nga dilemat e tij personale ka qenë momenti kur ka përshkruar ditën e 28 prillit, kur u votua nga kuvendi si president: “Në 28 prill zgjodha më shumë me mendje sesa me zemër sepse isha koshient që opozita ishte në bojkot”, ka thënë presidenti i ri duke evokuar deklaratat e tij publike se nuk do të zgjidhej kurrë në krye të shtetit pa konsensusin e opozitës. Por tani situate ka ndryshuar ndaj dhe meta theksoi se sot është betuar edhe me zemër. “Tani betimin po e bëj edhe me zemër duke menduar se kontribuva sado pak për zgjidhjen e krizës” tha ai duke mos harruarr të theksojë në fjalim rolin e pazëvendësueshëm të opozitës

Nga tonet dhe fryma e takimit duket sikur Ilir Meta i ka harruar shpërthimet momentale të fushatës elektorale dhe ai i është rikthyer slloganit të tij të vjetër “me qetësi dhe dashuri”. Edhe njëherë ai është shfaqur si garanti i të drejtave të opozitës duke mos harruar se tani edhe forca që themeloi vetë, LSI-a do të jetë në opozitë.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here