Home Aktualitet Polici ‘trafikant’ në lot: Jam pa bukë, kam vajzën me kancer

Polici ‘trafikant’ në lot: Jam pa bukë, kam vajzën me kancer

153
0

polici-trafikantGjykata ka lënë në burg Ardian Locin, efektiv i Forcave të Ndërhyrjes së Shpejtë, i dyshuar se dekonspironte aksionet policore në Shkodër për asgjësimin e kanabisit.

Ardian Loci nuk ka pranuar para gjykatës akuzat ndërsa ka shpërthyer në lot gjatë seancës, por trupi gjykues e la në ‘arrest me burg’.

Ai u shpreh se ka vajzën me kancer, ndërsa po shkon drejt vetëvrasjes pas gjendjes së vështirë ekonomike që ndodhet.

Vajzën e kam me kancer. Po shkoj në vetëvrasje. Kam 21 vjet që i kam shërbyet këtij shteti, jam më i dalluari dhe arrestohem sa u ktheva nga shërbimi nga Peshkopia pas 4 ditësh.

Më kanë marrë në telefon duke bërë muhabet kot dhe nuk kam dekonspiruar operacionet.

Me shpërblimin që na ka dhënë shteti kam larë borxhet. Kam qenë 4 ditë me shërbim në Peshkopi kur kam ardhur jam njohur me vendimin e prokurorisë” deklaroi ai para gjykatës.

Nga operacioni në Shkodër u arrestuan 18 persona, mes tyre edhe polici.

Operacioni dhe arrestimet
Në pranga kanë kryesisht kultivues, banorë të fshatrave Omaraj, Plan, Pog e Mgullë, u sekuestruan armë si dhe bima e kanabisit.

Ndër të arrestuarit bien në sy mbiemrat ku rezulton se disa janë pjestarë të së njëjtës familje, një efektiv të Forcave Speciale si dhe dy kryepleq.

Operacioni i koduar “Early Spring”  ka zgjatur për një periudhë 10 mujore, dhe është përmbyllur në kuadër të një hetimi të zhvilluar në mënyrë të përbashkët nga Prokuroria e Rrethit Gjyqësor Shkodër në bashkëpunim me shërbimet e Drejtorisë Vendore të Policisë Shkodër.

Në operacionin e zhvilluar për arrestimin e tyre u angazhuan 125 policë  të D.V.P. e F.N.Sh Shkodër.

U sekuestruan
• 31.140 rrënjë kanabis
• 150 kilogramë kanabis
• 330 gram fare bime narkotike cannabis sattiva
• 9 automjete.
• 22 telefona celularë
• Një mitroloz model 56 kalibri 7.62 mm
• Dy automatikë model 56 kalibri 7.62 mm.
• Dy armë zjarri pistoletë.
• Një sasi fishekësh .

Të arrestuarit janë:
1. Ardian Loci, efektiv i Forcave të Ndërhyrjes së Shpejtë, i dyshuar se dekonspironte aksionet policore. Ky i dyshuar është ndaluar nga SHÇBA.

2. Dritan Lisaj, 39 vjeç, banues në fshatin Mgullë dhe kryeplak i këtij fshati.

3. Gjin Lushi, 61 vjeç, banues në fshatin Xhan dhe kryeplak i këtij fshati.

4. Ndoc Papshaj, 52 vjeç, banues në fshatin Kir.

5. Gjovalin Gravilaj, 45 vjeç, banues në Plan Gjuraj.

6. Llesh Qeftaj, 49 vjeç, banues në Omaraj.

7. Emiljan Qeftaj, 23 vjeç, banues ne Omaraj.

8. Nikë Qeftaj, 20 vjeç, banues në Omaraj.

9. Rinaldi Qeftaj, 22 vjeç, banues ne Omaraj.

10. Dedë Koçeku, 47 vjeç, banues në fshatin Pog.

11. Gezim (Gjin) Çakaj, 48 vjeç, banues ne Omaraj.

12. Benard Bungaja, 25 vjeç, banues në fshatin Plan.

13. Gjon Ndresaj, 29 vjeç, banues në fshatin Pog.

14. Mentor Bungaja, 30 vjeç, banues në fshatin Plan.

15. Mark Bashi, 40 vjeç, banues në fshatin Mgullë.

16. Nikë Bashi, 43 vjeç, banues në fshatin Mgullë.

17.Ndokë Bregu, 63 vjeç, banues në Xhan.

18.Fatmir Ara, 27 vjeç, në banues në Tiranë.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here