Home Aktualitet Nje 23-vjecare hidhet nga kati i 16 i Sky Tower

Nje 23-vjecare hidhet nga kati i 16 i Sky Tower

626
0

iris-belbaNjë ngjarje e rëndë ka ndodhur mesditën e sotme në Tiranë, ku një vajzë 22-vjeçare ka humbur jetën, pasi është hedhur nga kati i 16-të i ndërtesës së njohur si “Sky Tower”, në zonën e ish-Bllokut në kryeqytet.

Mësohet se vajza është identifikuar si Irisi Belba 22 vjeç, me origjinë nga Fieri, studente në Fakultetin e Ekonomisë në Tiranë.

irisi-belba
Fotoja e viktimës e marrë nga profili i saj në Facebook

Burime nga vendi i ngjarjes bëjnë të ditur se vajza ishte duke konsumuar një kafe me dy bashkëmoshatarë, në një nga lokalet që ndodhen në katet e larta të pallatit.

Sipas dëshmitarëve, vajza është ngritur papritur nga tavolina dhe është vetëhedhur nga kati i 16-të.

Policia ka mbërritur në vendin e ngjarjes dhe po punon për të zbardhur ngjarjen e rëndë. Momentalisht ekspertët e policisë po marrin në pyetje vajzën dhe djalin që ndodheshin në tavolinë me të në lokal.

Ndërkohë, policia ka sekuestruar edhe pamjet filmike të godinës ‘Sky Tower’, për të zbardhur rrethanat e ngjarjes.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here