Një punonjës i Shërbimit Informativ Shtetëror (SHISH) u gjet i djegur mëngjesin e sotëm në Durrës.
Esat Çoba 45-vjeç është gjetur i djegur në makinën e tij në zonën e Currilave.
Sipas policisë 45-vjeçari Çoba, me detyrë punonjës në Shërbimin Informativ Shtetëror rezultonte i zhdukur prej disa ditës.
Kufoma e djegur e 45-vjeçarit është dërguar në morgun e spitalit ku do t`i bëhet edhe autopsia.
Dyshohet se Çoba ka bërë vetëvrasje pasi përpara vdekjes i ka dërguar mesazh djalit të tij ku i thoshte të kujdesej për veten dhe familjen
Ndërkohë policia ka nisur hetimet për zbardhjen e plotë të ngjarjes.