Home Aktualitet Shperthimet e “Bankers Petroleum”, banoret serish ne proteste

Shperthimet e “Bankers Petroleum”, banoret serish ne proteste

562
0

zharrezDhjetëra banorë të fshatit Zharrës në rrethin e Fierit kanë protestuar ditën e sotme për shprëthimet e vazhdueshme nga kompania e nxjerrjes së naftës “Banker Petrolium”, ku shpërthimi i fundit u shënua ditën e djeshme.

Të vendosur përpara Prefekturës së Fierit, banorët kanë shprehur në shenjë proteste shqetësimin e tyre lidhur me dëmet që shpërthimet e kompanisë “Bankers” u shkaktojnë shtëpive të tyre.

Sipas banorëve të Zharrës, nga shpërthimet janë dëmtuar banesat e tyre, duke krijuar mjaft vështirësi për ta. Banorët shprehen se shpërthimet janë të përsëritura, ndërsa shtojnë se askush nuk i ka dëgjuar lidhur me shqetësimin që ata kanë.

Lidhur me shpërthimet e shkaktuara nga “Bankers Petrolium” ka reaguar edhe kryetari i komunës së Zharrës, Tauland Gremi i cili thekson se shpërthimi i djeshëm, ka qenë i fuqishëm. Sipas Gremit, fizikisht janë vendosur aparatura të cilët bëjnë matjen e lëkundjeve, por shton se ato nuk janë funksionale.

Ndërkaq, kreu i komunës është takuar sot edhe me Prefektin e Qarkut Fier, për të parë nga afër situatën dhe për të evidentuar dëmet e shkaktuara.

Ditën e djeshme, rreth orës 18:20 janë shënuar shpërthime në fshatin Zharrës nga ana e “Bankers”. Shpërthimet në këtë fshat si rezultat i punës së kompanisë naftënxjerrëse “Bankers Petrolium” prej kohësh janë kthyer në një shqetësim ditën e djeshme.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here