Home Sport Mavraj: Nuk i trembemi Serbise, Danimarka favorite ne grup

Mavraj: Nuk i trembemi Serbise, Danimarka favorite ne grup

681
0

mavraj-dhe-ederDuhet më shumë se 1 muaj për ndeshjen ndaj Serbisë më 14 tetor në Beograd, por përsëri ajo është tema kryesore në intervistat e lojtarëve të Kombëtares shqiptare, sidomos atyre me origjinë nga Kosova.

I disati në radhë që shënjestron serbët është mbrojtësi Mërgim Mavraj, i cili, në një intervistë dhënë “Bota sot”, pohon se kuqezinjtë do të luajnë pa frikë në Beograd, pavarësisht atmosferës së nxehtë që pritet ta pushtojë stadiumin. Mavraj beson se me një lojë të kujdesshme, ashtu si në Portugali, Shqipëria mund të marrë pikë të rëndësishme. Sakaq, në parashikimin e renditjes për grupin tonë, sipas Mërgim Mavrajt fituese do të jetë Danimarka e Morten Olsenit, kundërshtari i radhës i kuqezinjve.

Mërgim, jeni pjesë e skuadrës së Këlnit, e cila në tri ndeshjet e para ka një fitore dhe dy barazime dhe renditet në vendin e 9-të, si e shikoni këtë ecuri?
Mendoj se po ecim mirë në të gjitha drejtimet, por gjykoj se është vetëm fillimi dhe kemi ende punë për të bërë.

Nuk jeni aktivizuar në takimet e para, përse?
Ka qenë zgjedhja e trajnerit, por do kem edhe unë shansin tim për të luajtur.

Kalojmë te Kombëtarja, e cila ka përpara dy sfida tejet të rëndësishme më 11 tetor në Elbasan ndaj Danimarkës dhe tri ditë më vonë në Beograd me Serbinë, si i parashikoni?
Unë mendoj se e kemi nisur mirë dhe se mund të vazhdojmë me këtë ritëm. Forca jonë është e gjithë skuadra dhe tifozeria, e cila na jep përkrahje të jashtëzakonshme. Ata janë edhe frymëzimi për të luftuar deri në pikën e fundit. Besoj se do të marrim pikë edhe në këto dy takime kualifikuese.

A mund të themi se fitorja në Portugali është një sinjal se Shqipëria ka gjasa shumë të mira që ta sigurojë “vizën” për EURO 2016?
Po, pa dyshim që po. Ajo ishte një fitore e madhe dhe më konkretisht tri pikë tepër të rëndësishëm në hapje të edicionit të kualifikimeve. Një start që pakkush e kishte parashikuar.

Jeni mbrojtës dhe nisur nga kundërshtarët, jeni ju pesha e skuadrës. Çfarë premtoni në këtë rast për ndeshjen me Serbinë në Beograd dhe a keni frikë nga atmosfera që mund të krijohet?
Jo, aspak. Nuk kemi frikë nga asgjë, por do të bëjmë më të mirën në këtë përballje, me qëllim që të dalim me pikë.

Në Grupin I jeni me Portugalinë, Serbinë, Armeninë dhe Danimarkën, cila ka gjasa më shumë për dy vendet e para?
Danimarka sigurisht është për vendin e parë, kurse për vendet e tjera do të luftojnë të gjitha skuadrat.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here