Home Aktualitet Shkoder, ekzekutohen 2 vellezerit e ish-Shefit te Krimeve të Rënda

Shkoder, ekzekutohen 2 vellezerit e ish-Shefit te Krimeve të Rënda

605
0

Dy vëllezër nga fshati Grudë i Shkodrës u vranë sot në një pritë teksa shkonin për në punë.

Mesohet se dy viktimat jane vëllezërit e ish-shefit të krimeve të rënda.
Sipas të dhënave të deritanishme, viktimat janë: Nikolin Pjetrushi, 48 vjeç dhe Gjovalin Pjetrushi, 20 vjeç.
Dy vëllezërit ishin nisur në mëngjes për në punë, me një mjet tip Audi, kur në një kthesë kanë rënë në një pritë të ngritur posaçërisht për ta.
Të dy vëllezërit, të cilët gjendeshin në vendet e para të automjetit nuk kanë mundur t’u mbijetojnë plagëve të shumat nga armë zjarri, ndërkohë që policia nuk jep të dhëna në lidhje me dyshimet rreth autorëve apo motiveve, por burimet thonë se mendohet që shkak i vrasjes së dy vëllezërve mund të jenë konfliktet që ta kanë pasur më parë.

Hetimet janë përqëndruar në të kaluarën e viktimave për të zburuar ndonjë konflikt të mundshëm që mund të ketë cuar deri në ekzekutimin e tyre ditën e sotme.
Policia tregohet shume e rezervuar per detaje rreth ngjarjes, dhe per faktin se dy viktimat janë vëllezër të Prel Pjetrushit, ish-Shefi i Krimeve të Rënda në Policine e qytetit te Shkodrës. Policia po punon edhe ne pisten se ngjarja mund te jete pasoje e nje hakmarrjeje te mundshme.

 

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here