Home Politike Basha përballë Kryeministrisë, në protestë kundër blerjes së votës

Basha përballë Kryeministrisë, në protestë kundër blerjes së votës

591
0

basha protesteZgjedhjet e Korcës janë bërë shkas për protestën e sotme të Partisë Demokratike, e para pas zgjedhjeve të 23 Qershorit që shënuan dhe rotacionin politik.

Pasi kanë mbyllur mbledhjen e grupit parlamentar të Partisë Demokratike, në ballë të marshimit kanë qenë kreu i PD, Lulzim Basha, ish-kryetari i PD, Sali Berisha, Jozefina Topalli, Jorida Tabaku, Astrit Patozi etj.

Pas përshkruan bulevardin më këmbë, në podiumin blu të ngritur para godinës së kryeministrisë fjalën e mbajtën studentë, profesore nga Korca si dhe përfaqësues nga shoqëria civile si Altin Goxhaj.
Protesta kulmoi me fjalën e kryetarit të PD, Lulzim Basha që i bëri thirrje popullit të mos lejojë shitjen e votës

Sipas kreut të PD-së, në rrezik ndodhet e ardhmja e vendit
“Zgjedhje të blera nga mafia politike dhe ekonomike në vend. Ja pra pse ky është momenti i një alarmi të madh për një rrezik shumë të madh që kërcënon demokracinë shqiptare, fëmijët tanë të lindur e të palindur. Ne, opozita jemi në këmbë të vendosur si asnjëherë tjetër për ti dalë përballë sic po i ndalim dhe si po i themi këtij rreziku vdekjeprurës të shitblerjes kriminale të votës. Por natyra e këtij kërcënimi është e tillë që ne nuk mund ta mbajmë, nuk kemi të drejtë ta mbajmë në tribunat tona si cështje ekskluzive të opozitës. Cështja e zgjedhjeve të lira është para së gjithash cështje e popullit të lirë dhe sovran cështja e mijëra e mijëra shqiptarëcve që me mendje e zemër janë bashkë me ne”

Sipas Bashës, ky moment alarmi i kërkon të gjithë të bëhen opozitarë dhe të shpëtojnë zgjedhjet e lira.

“Ja pse në këtë moment kur vota është kërcënuar e fyer në Korcë të gjithë duhet të jemi opozitarë, e duhet të jemi luftëtarë e shpëtimtarë të saj, sot nesër dhe përgjithmonë pa kursyer asgjë, pa u sprapsur asnjë cast se zgjedhjet e lira e të ndershme janë vetë jeta e lirë që kemi fituar se nuk kemi betejë më të madhe për të përmbushur se kjo”.

ARMËT KIMIKE, BASHA: QEVERIA BËN LOJËN E STRUCIT ME SHQIPTARËT DHE PARTNERËT NDËRKOMBËTARË
Në fjalën e tij gjatë protestës kundër blerjes së votës Kryetari i partisë Demokratike Lulëzim Basha akuzoi qeverinë se po luan rolin e strucit në lidhje me çështje e shkatërrimit të armëve kimike Siriane në shqipëri. “Kjo qeveri nuk ndjen asnjë lloj detyrimi të japi llogari edhe për shkatërrimin e armëve nga Siria. Bëjnë lojën e strucit me shqiptarët dhe partnerët ndërkombëtarë. Ky kryeministër po shkon shumë larg me zevendesimin e sundimit të ligjit me sundimin e Rames. “Ne pushtetin, ju 20 milekëshin” ky është slogani i tyre.”- deklaroi Basha.

Ai theksoi se rinumërimi i votave në Kukës tregoi se PD zhvilloi zgjedhje të lira e të ndershme. “Kjo jona nuk është një betejë kundër gënjeshtrave dhe fantazmave. Në rinumërimin e votave në Kukes u pa qartë se zgjedhjet e organizuara nga PD ishin mbajtur të lira dhe të ndershme dhe në fshatrat më të thella. Ky ishte, është dhe do të jetë gjithmonë standardi i PD-së. Ramës dhe Metës u mbeti në dorë boja me të cilën shpresonin të damkosnin Sali Berishën dhe qeverinë tonë. Me atë bojë të zeze damkosën veten e tyre në Lezhe dhe sa e sa zona të tjera ku vunë paratë e pista.

Ata janë përseritës në këtë krim por nuk do të jenë më. Janë opozita e vetme ndoshta në botë që u janë kapur manipulimet në zgjedhje. Çirreshin se u ishin vjedhur votat dhe i vjedhin vet pa pikë turpi në mes të ditës. Çirren kundër evazionit, shkarkojnë pa ligj nënpunesit civil.”-tha Basha.

THIRRJA DJE PER PROTESTE
“Të ngrihemi të ndalojmë blerjen e votës para se blerja e votës të ndalojë demokracinë”. Me këtë thirrje u është drejtuar dje qytetarëve kryetari i opozitës Lulzim Basha, për t’i ftuar ata në marshimin protestë, që PD-ja pritet të organizojë sot, në orën 14:00 në kryeqytet.

Në një deklaratë për mediat nga selia e PD-së, kryetari Basha deklaroi se blerja e votave në Korçë është një kambanë alarmi për demokracinë shqiptare, që sipas tij, ka nisur të bjerë që në zgjedhjet e 23 qershorit.

“Ajo që ndodhi në Korçë sot një javë është paralajmërimi ogurzi i shkatërrimit të zgjedhjeve nesër, me metodën kriminale të vjedhjes së votës dhe blerjes së abstenimit me paratë e krimit të organizuar dhe mafies politike dhe ekonomike. Kjo është një kambanë alarmi për demokracinë shqiptare që ka nisur të bjerë që në zgjedhjet e 23 qershorit. Nuk ka gjë më të madhe se sa marrja peng me rrjetën e parave të pista të pasurisë më të madhe që ka individi, votën e lirë. Është poshtërim i mbarë popullit shqiptar. PD dhe opozita e refuzojnë me neveri këtë akt të shëmtuar, këtë projekt antidemokratik dhe antieuropian”,- deklaroi Basha.

Kreu i PD-së theksoi se protesta do të jetë paqësore dhe qëllimi i saj është ti komunikojë mazhorancës se qytetarët nuk do t’i dorëzojnë zgjedhjet e lira dhe demokracinë.
“PD u bën thirrje të gjithë qytetarëve, të bashkohemi nesër në marshimin tonë paqësor të protestës, për të komunikuar se zgjedhjet e lira nuk i dorëzojmë, se demokracinë dhe lirinë e të drejtat tona nuk i japim. Të mblidhemi nesër për të ndalur kërcënimin ndaj të ardhmes. Jo sot, jo nesër, jo përgjithmonë blerjes së votës”,- u shpreh Basha.
Marshimi paqësor i thirrur nga opozita do të nisë të hënën në orën 14:00 nga selia e PD-së dhe do të vazhdojë përgjatë bulevardit “Dëshmorët e Kombit”, për të ndaluar para godinës së Këshillit të Ministrave.

BASHA
Në mbrëmjen e së dielës, nëpërmjet rrjetit social ka reaguar kryetari i PD, Lulzim Basha për çështjen e armëve kimike. Basha bën thirrje që nesër në protestë bashkë me kauzën për votën e lirë të protestohet dhe për heshtjen e qeverisë për çëshjen e armëve kimike.
“Heshtja e qeverisë për armët kimike është arrogancë, është arbitraritet. Qeveria hesht dhe refuzon të bëjë transparencën sepse nuk i trembet gjykimit të drejtë të popullit. Nuk i trembet gjykimit tuaj sepse mendon se kur të vijë dita e gjykimit me votë mund ta blejë atë me 2 mijë leksha. Prandaj është jetike që të ngrihemi të gjithë bashkë e ti themi ndal arbitraritetit dhe arrogancës. Ndal heshtjes për armët kimike. Ndal mosllogaridhënies. Ndal papërgjegjshmërisë.
Për të drejtat tona themelore. Për të drejtën e votës së lirë. Për dinjitetin tonë.
Nesër në ora 1400 të gjithë së bashku në shesh para Kryeministrisë!”, shkruan Basha në “Facebook”.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here