Home Sociale Studentët e rinj, si do të bëhet regjistrimi përfundimtar

Studentët e rinj, si do të bëhet regjistrimi përfundimtar

595
0

Të gjithë fituesit për ciklin e parë të studimeve me kohë të plotë në universitetet publike duhet të regjistrohen nga dita e hënë, datë 26 shtator 2011 nga ora 08.00- 18.00 pranë sekretarive të çdo fakulteti deri edhe më 30 shtator 2011.

Maturantët e shpallur fitues për herë të parë në këtë fazë konkurrimi duhet të paraqesin pranë sekretarive mësimore të fakulteteve disa dokumente:
Diplomë e Maturës Shtetërore, dokument identifikimi dhe fotokopje të tij. Në dosje mbahet vetëm fotokopja e dokumentit të identifikimit:
2 fotografi. Mandat i arkëtuar i tarifës së regjistrimit në zyrat e Postës Shqiptare prej 1.550 lekë për llogari të universitetit ku është shpallur fitues.
Maturantët që në listën përfundimtare nuk kanë lëvizur në preferencë më të lartë, mbeten të regjistruar në programin e studimit ku janë shpallur fitues në listën paraprake, pa patur nevojën të riregjistrohen.
Dy ditë më parë Ministria e Arsimit dhe Shkencës konfirmoi se maturantët fitues në një preferencë më të lartë duhet detyrimisht të regjistrohen në preferencën fituese të shpallur në listën përfundimtare, në të kundërt humbasin të drejtën e studimit.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here