Home Ekonomi The Economist: Ekonomia ne rritje deri ne 3.4%

The Economist: Ekonomia ne rritje deri ne 3.4%

763
0

1455303387ekoNjësia inteligjente e The Economist parashikon se ekonomia shqiptare do vazhdojë të rimëkëmbet, e ndihmuar nga forcimi i besimit të biznesit dhe konsumatorëve, si dhe një ambient i jashtëm më i favorshëm.

“Rritja ekonomike do të përshpejtohet në një mesatare prej 3.4% për periudhën 2016-2017, nga 2.8% që ishte vitin e kaluar, duke përfituar nga përmirësimi i situatës në Eurozonë dhe rigjallërimi i aktivitetit të brendshëm”, thotë raporti.

Krahu kërkimor i revistës prestigjoze vëren se qeveria e majtë trashëgoi një situatë të vështirë ekonomike në vitin 2013, me ekonominë në ngadalësim të fortë dhe borxhin në rritje.

“Qeveria aktuale ka nënshkruar një program trevjeçar bashkëpunimi me Fondin Monetar për të rimëkëmbur ekonominë dhe stabilizuar financat publike”, thotë dokumenti.

Sipas ekspertëve të The Economist, konsolidimi fiskal është prioritet për qeverinë, teksa ajo po përpiqet të ulë defiçitin buxhetor të rritur nga zgjedhjet e vitit 2013 dhe shlyerjet e borxheve të prapambetura.

“Ne mendojmë se objektivi i qeverisë për një defiçit prej 2.2% në buxhetin e 2016-s është optimist. Gjithësesi, ne parashikojmë që defiçiti do të ulet ndjeshëm në 2.8% si rezulat i rritjes më të shpejtë ekonomike dhe përmirësimit në mbledhjen e taksave”, përfundon raporti analitik.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here