Home Aktualitet Dy shqiptarë arratisen në mënyrë spektakolare nga një burg në Itali

Dy shqiptarë arratisen në mënyrë spektakolare nga një burg në Itali

1098
0

Dy shtetas shqiptarë arratisen në mënyrë spektakolare nga burgu i Pizas në Itali. Arratisja ka ndodhur mesditën e së martës dhe kapërcimi i murit është bërë e mundur duke përdorur çarçafët të cilët ishin lidhur në formë kordoni. Shqiptarët e arratisur janë Bledar Shehu 27 vjeç dhe Roland Dedja 26 vjeç, të akuzuar për vjedhje dhe vrasje. Dy shqiptarët menjëherë pas largimit nga burgu kanë ndaluar një grua e cila drejtonte një makinë tip xhip, dhe pasi e kenë detyruar të zbresë janë larguar në drejtim të paditur. Ndërkohë që autoritetet e burgut, kanë thënë se bëhej fjalë për një arratisje të paralajmëruar për shkak të mungesës së stafit, pasi as muret e burgut nuk ruheshin me roje.
Arratisja
Pas shqiptarit të arratisur nga burgu i Athinës, dy shqiptarë të tjerë Bledar Shehu, 27 vjeç dhe Roland Dedja, 26 vjeç, janë arratisur në mënyrë spektakolare nga burgu i Pizas në Itali. Pasi kanë kaluar muret e burgut me çarçafët e lidhur si litar, dy të arratisurit janë larguar në drejtim të paditur me një makinë të vjedhur. Ndërkohë media italiane duke iu referuar policisë shkruajnë se dy shqiptarët ishin arratisur mesditën e djeshme duke kaluar muret e burgut me ndihmën e çarçafëve të bërë si litar ndërsa alarmi që sinjalizon tentativat e arratisjes nuk funksiononte prej kohësh.
Masat nga policia
Menjëherë pas arratisjes, policia është vënë në kërkim të tyre duke përdorur edhe helikopterë. Akset kryesore të qytetit po kontrollohen ndërkohë që në të gjitha stacionet e policisë janë shpërndarë fotot e shqiptarëve. Sekretari i sindikatës së policisë së burgut Donato Kapeçe ka folur për një “arratisje të paralajmëruar” për shkak të mungesës së stafit. Madje as muret e burgut nuk ruheshin me roje, shkruajnë mediat italiane. Dy shqiptarët të arratisurit rezulton se ende nuk kishin marrë dënimin përfundim. Njëri nga shqiptarët ishte në burg për vjedhje ndërsa tjetri për vrasje. Departamenti i administrimit të burgjeve ka nisur hetimet ndërsa ka nisur dhe operacioni në tokë dhe ajër për arrestimin e tyre. Në dispozicion të kërkimeve është vënë dhe një helikopter. Policia po kontrollon në të gjithë qytetin dhe akset kryesore të Pizës. Në të gjithë stacionet e policisë janë shpërndarë fotot e dy të arratisurve si dhe po mbahen nën kontroll supermarketit, ku mendohet se dy të arratisurit mund të hyjnë për të marrë para të domosdoshme për arratisjen e tyre.
Goditi bashkëshortin me thikë, arrestohet 50-vjeçarit

Një burrë është arrestuar nga forcat e policisë, pasi ka goditur me thikë bashkëshorten e tij, duke e plagosur rëndë. Policia e Tiranës bëri të ditur dje se gruaja e plagosur gjendet në gjendje të rëndë shëndetësore në Spitalin Ushtarak të Tiranës, jashtë rrezikut për jetën. Ndërkohë që bashkëshorti i saj Ibrahim Nevruz Lame, 50 vjeç, banues në Kombinat Tiranë. Ngjarja ndodhi të hënën në mesditë në Rrugën e Qelqit në Tiranë, në ambientet e banesës së tij, pas një konflikti për motive të dobëta ka goditur me armë të ftohtë thikë, bashkëshorten e tij.
“TIMS” vë në pranga kosovarin. I shpallur në kërkim ndërkombëtar

Në pikën e kalimit kufitar të Morinës në Kukës është arrestuar një shtetas kosovar i shpallur në kërkim ndërkombëtar nga Interpoli i Belgjikës. Bëhet fjalë për shtetasin Rizman Shaqiri, 42 vjec, lindur dhe banues në Skënderaj të Kosovës. Gjatë kontrollit të dokumenteve të tij në sistemin TIMS është konstatuar se ai rezultonte person në kërkim për kryerjen e disa veprave penale si organizim të organizatave kriminale si dhe trafikim të qenieve njerëzore,vepra këto të parashikuara në Kodin Penal.
Vetëvaret 67-vjeçarja nga qyteti i Fierit

Një 67-vjeçare i ka dhënë fund jetës ditën e djeshme me vetëvarje në banesën e saj në Fier. Sipas burimeve nga policia e Fierit raportohet se ishin familjarët e viktimës, që sot rreth orës 11.00, pra vetëm para dy orësh, kanë gjetur të vetëvarur në banesën e tyre, në lagjen Apollonia të qytetit, 67-vjeçaren me iniciale B.B. Policia e Fierit ka mbërritur në vendngjarje me të marrë informacionin nga familjarët e të ndjerës. Sipas policisë po punohet për zbardhjen e ngjarjes së rëndë nga e cila gjeti vdekjen 67-vjeçarja. Nga informatat e deritanishme nga familjarët nuk është dhënë asnjë sqarim lidhur me gjendjen e të ndjerës, e cila i dha fund jetës së saj në këtë mënyrë. Shumë raste vetëvarjesh të ndodhura në vend më së shumti kanë pasur një të përbashkët, depresionin psikik. Pas hetimeve të policisë në vendngjarje dokumentacioni i plotë do t’i dërgohet prokurorisë së fierit për ndjekjen e mëtejshme të ngjarjes.
Grabit kishën e Voskopojës, arrestohet 36-vjeçari

Është arrestuar mëngjesin e djeshëm në Korçë Arben Spaho nga Kamza e Tiranës nën akuzën e vjedhjes së objekteve të kultit në fshat. 36-vjeçari ka kryer vjedhjen e kishës së Shën Mërisë para dy muajsh në këtë fshat ku morri të gjitha të hollat e grumbulluara në arkën e saj, por dhe disa objekte kulti. Shenjat e gishtave të lëna gjatë vjedhjes kanë çuar policinë e Korçës drejt identifikimit të tij. Gjithashtu dyshohet se i arrestuari është autor i vjedhjes së disa kishave të tjera në Voskopojë gjatë kësaj periudhe. Ai është shpallur person në kërkim që më datën 18.05.2010 dhe në ngarkim të tij, prokuroria e Korçës ka nxjerrë një urdhër-ndalimin për veprën penale të “Vjedhjes”, parashikuar nga neni 134/1 i Kodit Penal. Nga ana e policisë, po punohet për dokumentimin e plotë ligjor të këtyre ngjarjeve. Materialet do t’i kalojnë prokurorisë për hetime të mëtejshme.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here