Home Ekonomi Banka e Shqipërisë ul me 0.25 % normën bazë të interesit

Banka e Shqipërisë ul me 0.25 % normën bazë të interesit

776
0

Këshilli Mbikqyrës i Bankës së Shqipërisë ka ulur me 0.25% normën bazë të interesit për lekun në përpjekje për të stimuluar ekonominë. Guvernatori Ardian Fullani ka deklaruar se ekonomia nuk po financohet sa duhet dhe ulja e kostos së parasë synon që bankat të reduktojnë interesat e kredive në lekë për bizneset dhe individët.

“Këshilli Mbikqyrës i Bankës së Shqipërisë vendos të ulë normën bazë të interesit me 0.25% . Ekonomia shqiptare vuan ende nga një kërkesë e ulët e brendshme dhe nga probleme të financimit të aktiviteteve. Rritja ekonomike dhe zhvillimi ekonomik nuk janë të balancuar në të gjithë sektorët e ekonomisë. Ato janë mbështetur më shumë në kërkesën e huaj sesa në kërkesën e brendshme dhe përbëjnë në vetvete një ecuri dhe dinamikë të sektorëve të industrisë dhe shërbimeve kundrejt balancimit të sektorit të bujqësisë dhe të degës së ndërtimit” theksoi Fullani.

Në një situatë kritike janë edhe financat publike. Ritmi i nivelit të të ardhurave është në nivelet më të ulta historike, ndërkohë që rënie kanë pësuar dhe investimet. Në këto kushte ulja e kostos së lekut synon të ketë efekt pozitiv për buxhetin, pasi krahas nxitjes së biznesit do të ulë kostot e borxhit.

Guvernatori Fullani ka garantuar se ulja e normës së interesit për lekun, do të reflektohet nga bankat e nivelit të dytë me ulje të interesave për depozitat dhe kreditë për lekë. Megjithëse vendimi i mëparshëm i Bankës Qëndrore për reduktimin e kostos së parasë u reflektua me vonesë nga sistemi bankar vendas.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here