Home Aktualitet Krim në familje, burri vret gruan dhe veten, mbeten 3 femije jetime

Krim në familje, burri vret gruan dhe veten, mbeten 3 femije jetime

689
0

Një burrë vrau gruan e tij me pistoletë dhe më pas ekzekutoi veten duke shënuar kështu krimin e radhës në familje brenda pak ditësh.

Policia bëri të ditur se ngjarja e rëndë ndodhi rreth ores 21:00 te natës në fshatin Brenog të Hasit në familjen Muslika. Gëzim Muslika 33 vjec ka qëlluar për vdekje me pistoletë gruan e tij Pranvera Muslika rreth 30 vjec. Krimi makabër u krye në sy të 3 fëmijëve të mitur të ciftit te moshes 7 deri 12 vjec.
Policia e sinjalizuar për ngjarjen e rëndë ka shkuar në vendgjarje për të arrestuar autorin, por hasi në vështirësi. Bashkëshorti vrasës nuk pranoi të dorëzohej dhe u ngujua në banesë së bashku me 3 fëmijët e vegjël.

Pas përpjekjeve të policisë, Muslika dorëzoi vetëm këtë mëngjes fëmijët e vegjël dhe më pas i dha fund jetës me pistoletën me të cilën gjatë orëve të natës ekzekutoi gruan. “Ne oren 05.00, ai ka vrare edhe veten”, thanë burimet e Policisë.
Policia në vendgjarje gjeti pistoletën me 2 gëzhoja. Paraprakisht dyshohet se Gezim Muslika e ka kryer krimin ne kushte te renda te depresionit psikologjik. Ndërkohë familjarë të ciftiti tashmë të pajetë morën në dorëzim 3 fëmijët e mitur, te cilet ndodhen ne gjendje te rende psikologjike pasi jo vetem kane perjetuar skenen e krimit, por kane qendruar per ore te tera ne kete skene.

Efektivët vazhdojne te hetojnë për motivet e ngjarjes së rëndë që brenda pak ditësh pason atë në fshatin Samrish të Komunës Dajc në familjen Rrjolli dhe nje tjeter ne Fier. Në datën 24 Korrik, kryefamiljari Pjetër Rrjolli për motive të dobëta qëlloi me armë zjarri për vdekje vajzën e tij 17 vjece Kristina Rrjolli dhe bashkëshorten Mina Rrjolli, 40 vjec. Fatmirësisht pa u lënduar shpëtuan 2 fëmijët e tjerë të familjes Rrjolli. Ndersa para dy ditesh (26 Korrik) ne Fier, pas një sherri në banesë, ish-gruaja së bashku me djalin, kanë masakruar për vdekje familjarin e tyre nga Fieri.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here