Nuri Seferi mbrojti për herë të tretë titullin kampion Europe në peshën Krujzer në versionin WBO. Tajsoni shqiptar mposhti në Gostivar Belgun Toni Ingelrest me Knock Out tenkin në raundin e trete në një duel shumë të bukur dhe me një paraqitje të shkëlqyer të boksierit shqiptar.
Këtë duel Nuriu e filloi si kurrë më parë, duke u vërsulur në kundërshtarin e tij me kroshen e majtë e të djathtë, ai goditi rivalin seriozisht që në sekondat e para dhe vazhdoi kështu edhe në raundin e dytë. Pastaj në raundin 3 boksieri nga Belgjika tregoj se ka një dëmtim në dorën e majt dhe nuk arriti të vazhdonte luftën.
Trajnieri i tij e nxorri nga beteja dhe kështu u shpall fitues me plot meritë Nuri Seferi.Ka qënë një mbrëmje spektakolare dhe mjaft emocionuese ajo e Gostivarit e organizaur nga Federata Shqiptare e boksit Profesionit me President Ylli Ndroqi. Nuriu pas fitores ka qënë mjaft i emocionuar dhe ka pasur një falenderim të veçantë. Nuri Seferi pas kësaj fitoreje pritet të ngjitet në vend të dytë në Botë.
Edhe Sefer Seferi ka fituar titullin ndërkontinental PBU.Seferi ka mposhtur me knock down në raundin e dytë hungarezin Gabor Zsalek.Ylli Ndroqi ,presidenti i Federates shqiptare të boksit profesionist i ka uruar vëllezërit Seferi për fitoret duke theksuar se ato janë fitore për të gjithë boksdashësit shqiptar.