Home Politike Fletët e votimit, KQZ vendos nesër për djegien e tyre

Fletët e votimit, KQZ vendos nesër për djegien e tyre

698
0

Komisioni Qëndror i Zgjedhjeve do të përcaktojë ditën e nesërme datën dhe fondin për djegien fletëve të votimit të zgjedhjeve të 8 majit.

Në mbledhjen e orës 10:00, KQZ pritet të shqyrtojë projektvendimin “Për hapjen e kutive të votimit dhe kutive të materialeve zgjedhore, i cili kërkon vetëm 4 vota për t`u miratuar. Projektvendimi përcakton pastrimin e kutive të materialeve zgjedhore por edhe atyre të fletëve të votimit.
Sipas draft-vendimit , KQZ pritet të vërë në dispozicion rreth 1 milion e 800 mijë lekë për këtë proces që pritet të zgjasë 60 ditë.
Por sipas avokatëve të Partisë Socialiste në KQZ, ky vendim është i parakohshëm përsa kohë në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Tiranë ka një kallëzim penal të bërë nga socialistët ku objekt hetimi janë pikërisht fletët e votimit të cilat do të digjen.
Me këtë projekt vendim të KQZ-së evitohet përsëritja e situates së vitit 2009 ku debati politik bëri që procedura për djegien e fletëve të votimit të zbatohej vetëm 6 muaj para zgjedhjeve lokale, afati limit për të pasur gati materialet zgjedhore ku përfshihen fletët e votimit.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here