Kreu i shteti Bamir Topi në urimin e tij për festën e Pashkës, e vuri theksin tek nevoja për ringjallje të besimit dhe të komunikimit.
Duke cilësuar këtë si një ditë të veçantë, dhe duke uruar të gjithë shqiptarët Topi u shpreh se kjo ringjallje duhet të sjellë një dominim të lumturisë, harmonisë dhe altruizmit mbi egoizmin.
Komunikimi duhet të jetë në bazë të dialogut dhe dialogu jep më pas edhe zgjidhjet pozitive, tha presidenti i Republikës, duke e shtuar se politika ka nevojë për ripërtëritje.
“Të mos shohim vetëm shprehje të egoizmit, që i shohim shpesh ne mjediset e politikes, ku dëshira për pushtet shpeshherë lë mbrapa atë që është më e rëndësishme, kujdesin ndaj qytetarëve.”- tha ai.