Home Aktualitet I jepet lamtumira e fundit bankierit dhe botuesit të njohur Artan Santo

I jepet lamtumira e fundit bankierit dhe botuesit të njohur Artan Santo

925
0

I jepet lamtumira e fundit bankierit dhe botuesit të njohur Artan Santo, të vrarë dje në një atentat mafioz në zemër të kryeqytetit, në zonën e ish-bllokut.

Familjarë, miq, njerëz të politikës, artit, e biznesit, nisën homazhe në nderim të kujtimit të tij, babait të dy fëmijë, që u nda tragjikisht nga jeta në moshën 58-vjeçare.

Homazhet në nderim të biznesmenit mbahen në ambjentet e Hotel Sheraton në Tiranë, ndërsa rrëth orës 16:00 trupi i pajetë i Santos do të përcillet për në banesën e fundit pranë Varrezave të Sharrës. Ishin vetë familjarët e bankierit të suksesshëm që njoftuan për këtë ceremoni, ndërsa hapën derën për të gjithë ata që e njohën dhe vlerësuan Artan Santon.

Angjeli: Humbje e madhe, autorët para drejtësisë

angjeliDeputeti i PS, Anastas Angjeli tha se kjo është një humbje e madhe, ndërsa bëri apel që autoritetet përkatëse të zbulojnë autorët dhe t’i vënë para drejtësisë.

“Një bashkëudhëtar në shumë procese të ekonomisë, një aktor të rëndësishëm të sistemit bankar, të mediave, një njeri të mirë. Besoj është autoritet i instancave përkatëse për të gjetur autorët, për ti nxjerrë para drejtësisë, dhe pa lënë gjurmë të tilla, për të ecur përpara.” tha Angjeli

Nano: Vlerësim i merituar, kampion i shfrytezimit në dobi të të tjerëve

nanoIsh-kryeministri Fatos Nano dhe bashkëshortja e tij, Xhoana morën pjesë në homazhet për bankierin Artan Santo ku i shprehën familjes ngushëllimet për këtë humbje të rëndë.

“Shpreh vlerësim të merituar për një personalitet të pazëvendësueshëm, humbja e të cilit na lë me një boshllëk të pazëvendësueshëm, të mikut dhe njeriut Artan Santo, i cili mbetet një kampion i shfrytëzimit në dobi të tjerëve, duke vlerësuar lart humanizmin e të ndjerëve”, tha Nano në një prononcim të shkurtër për mediat.

Ngjela: Ne Shqiepri krimet nuk zbulohet, si rregull harrohen

ngjelaHomazhe në nderim të bankierit të njohur, Artan Santo ka kryer edhe avokati i njohur Spartak Ngjela. Ngjela e cilësoi vrasjen e 58-vjeçarit si tepër të rëndë.

“Bankierët nuk i vret krimi. Në Shqipëri krimet nuk zbulohen kurrë, si rregull harrohen”.

Topalli: Ngjarja më e rëndë pas vrasjes së Azem Hajdarit

topalliNderime për Artan Santon ka kryer edhe ish-kryeparlamentarja Jozefina Topalli e cila pas homazheve u shpreh për mediat se për të, kjo vrasje ishte ndoshta ngjarja më e rëndë pas vrasjes së Azem Hajdarit.

“Vendi është i tronditur, të gjithë jemi të shokuar, kjo që ka ndodhur është gjëja më e rëndë pas vrasjes së Azem Hajdarit. Santo, impresionues që në takimin e parë, inteligjent dhe i lexuar. E kujtoj me mirënjohje edhe për kontributin në Parlament për botime të jashtëzokonshme që janë bërë. Ngushëllime familjes”, u shpreh Topalli.

Fullani: Humbje per sistemin bankar, suksesi i Santos i beri balle krizes globale

fullani4Guvernatori i Bankës së Shqipërisë ndërsa shprehu ngushëllimet për familjen e të ndjerit, vlerësoi suksesin e bankierit në drejtimin e një institucioni, që sipas tij i bëri ballë krizës globale.
“Humbje e madhe për sistemin banker, për mikun tonë kujtimet më të mira. Do na mungojë buza gaz e tanit i qeshur. Jeta vazhdon ta kujtojmë gjithmonë për të mira. Është një humbje për sistemin bankar, se ai e krijoi vet institucionin dhe e çoi para. Një institucion që i bëri ballë krizës bankare. Banka ka një staf të përgatitur i cili i motivuar me dhimbje por i motivuar për ta çuar duke i bërë respektin e fundit këtij djali për ta vazhduar punën e tij dhe për të pasur jo vetëm një institucion solid por një institucion të rëndësishëm për ekonominë shqiptare”, tha Fullani.

Bankieri dhe botuesi i njohur Artan Santo u vra dje ne atentat mafioz ne hyrje te Bankes Credins ne ish-bllok
Artan Santos iu bë pritë në një atentat mafioz nga dy persona të maskuar me skafandra dhe me motor pa targa, të cilët e qëlluan me gjashtë plumba pistolete, teksa Santo kishte lënë automjetin e tij për t’i drejtuar si çdo ditë, bankës Credins, të cilën e drejtonte prej vitesh. Një plumb në kokë dyshohet se ishte fatal duke i shkaktuar vdekjen e menjëhershme.

Ekzekutimi mafioz i Artan Santos bëri mbarë krerët e politikës të reagojnë dhe të shprejnë ngushëllimet për këtë humbje, ashtu sikurse të tronditur mbetën dhe bota e biznesit dhe opinion publik, nga një krim që dyshohet si vrasje me pagesë, nën dritën e diellit në një nga zonat më të frekuentuara të Tiranës.

E atentatorët mundën të largohen pa u kapur nga policia, ndërsa kërkimet vijojnë intensivisht pasi kamerat e sigurisë kanë fiksuar ndjekjen që i kanë bërë automjetit të Santos që nga momenti kur biznesmeni u nis nga banesa, dhe deri në largimin e tyre pak momente pas krimit.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here