Home Aktualitet Media italiane: Shqiperia udhekryq i xhihadisteve

Media italiane: Shqiperia udhekryq i xhihadisteve

1403
0

208272“Propagandë e rekrutim. Shqipëria udhëryq i xhihadistëve”, titullohet artikulli i kësaj të shtune në “La Stampa”. Në fokus të artikullit të Lorenzo Vidinos, i cili është edhe korrespondent i kësaj gazete në Ëashington , është rritja e numrit të xhihadistëve shqiptarë që rekrutojnë luftëtarë të ISIS tek shqiptarët e diasporës në Europë, përfshirë edhe Italinë, një shqetësim ky i shërbimeve sekrete antiterroriste europiane, amerikane e të Lindjes së Mesme .

“Kososva ka numrin më të lartë në Europë të luftëtarëve xhihadistë në Siri në raport me numrin e popullsisë dhe xhihadistët me etni shqiptare zënë postet më të lartë në forcat ushtarake të Kalifatit të Bagdadit. Megjithëse jug­perëndimi i Ballkanit ka qenë gjithmonë një territor i islamit të moderuar e laik, ky problem ka lindur pas viteve ’90, shkruan autori.

“Me fundin e komunizmit, Islami në Shqipëri – i vetmi vend në botë i deklaruar zyrtarisht ateist – qe pothuajse zhdukur, Ballkani u bë një vend i pushtimit propagndues të Vahabit. Fillimisht mbërritën për të sjellë ndihma humanitare gjatë konflikteve të përgjakshme të kohës, shoqata bamirëse dhe sauditët fetare (Asambleja Botërore e Rinisë Myslimane), Kuvajtit (Ringjallja e Shoqërisë Trashëgimisë Islamike) bashkë me vendet e tjera të Gjirit krijuan një rrjet xhamish, qendra kërkimore dhe OJQ qëllimi i vërtetë i të cilit ishte për të përhapur një interpretim ultra­letrar dhe militant të Islamit në popullsitë vendase. Të pajisur me petrodollarët nisën të kenë një konsensus midis të rinjve, rrënuar nga papunësia dhe varfëria, dhe tërhequr shpesh nga mesazhi i fortë i vehabizmit mbi mundësitë që këto organizata janë duke ofruar”.

“Një brez i ri i Imamëve të Ballkanit, shkruhet në “La Stampa” u formua në saj të bursave bujare në shkollat më fondamentaliste të gadishullit Arabik. Dhe, pasi u kthyen në shtëpi, ata gjetën xhami të reja të ndërtuara me paratë nga Gjirit (100 ndërtuar në vetëm 10 vjet vetëm në Kosovë) me qëllim për të përhapur xhihadistë”.

“Luftëtarët e huaj me etni shqiptare, militantë të Shtetit Islamik apo të Jabhat al Nusra janë rreth 1000, 900 nga Kosova e 150 nga Maqedonia, 50 prej të cilëve nga Maqedonia, Rrjetet e tyre janë të sofistikuara, shpesh të ndërthurura fuqishëm me ato të krimit lokal të organizuar. Celulat e tyre operojnë në nivel lokal, të mirë­financuar dhe të armatosur, me lidhje të forta familjare që e bëjnë të vështirë depërtimin brenda tyre.

Forcat e rendit vendor, shpesh pa mjetet e nevojshme e të akuzuara për korrupsion, bëjnë atë që munden dhe Shqipëria është shumë më efikase në këtë drejtum se sa Kosova dhe Maqedonia.” Autori Lorenzo Vidino, kujton në artikullin e tij operacionin e autoriteteve të Tiranës në mars të viti 2014, që coi në shkatërrimin e një rrjeti të sofitikuar të propagandës e rekurtimit të drejtuar nga dy imamët Bujar Hyrsa e Genci Balla.

Lidhja me Italinë 
“Hysa, shkuran autori, kishte lidhje të forta me Italinë, e pista ballkanike mbërrin drejpërdrejtë në shtëpinë tonë. Shërbimet antiterroriste italiane ambientet fondamentaliste ballkanike të vetëdijshëm për rrezikshmërinë e tyre, deri në atë pikë sa kanë frikë se Shqipëria mund të shndërrohet në atë që sot Belgjika është për Francën ; prapavija llogjistike nga ku planifikohen sulme.”

“Agjensitë e udhëtimit”
Artikulli i “La Stampa” hedh dritë mbi një fenomen të ri të rolit të rekrutuesve me etni shqiptare në territorin italian, kryesisht në Qëndër e në Veri të vendit, si agjensi udhëtimesh në udhëtimin e të rinjve italianë të konvertuar në islam apo afrikano-veriorë, drejt Sirisë. Qe pikërisht rrjeti i shqiptarëve që ndihmoj adoleshentin nga Bresha me origjinë marokene, Anas el Abboubi, të jetë një nga luftëtarët e parë italianë të shtetit islamik në Siri. Hetimi i këtij rasti çoi në zbulimin e një rrjeti të sofistikuar rekrutimi e propaganda me bazë në Shqipëri e që vepronte në Lacio e Piemonte e ku figura qëndrore ishte Lavdrim Muhaxheri, ish nëpunës i NATO-s në Kosovë, i bashkuar me Shtetin Islamik.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here