Home Aktualitet INUK urdheron nderprejen e punimeve te pallateve te liqeni

INUK urdheron nderprejen e punimeve te pallateve te liqeni

651
0

pallatet-liqeniPunimet për ndërtimin e komplekseve të pallateve vetëm 10 metra larg nga Diga e Liqenit Artificial në Tiranë do të ndërpriten. Urdhri është dhënë nga Inspektorati Ndërtimor Urbanistik Kombëtar duke shpallur të pavlefshme vendimet e Bashkisë së Tiranës për ndërtimin e pallateve shumëkatëshe në rrugën “Kristo Luarasi” të kompanisë ndërtuese “Gener 2” sh.p.k.

Sipas një njoftimi zyrtar, INUK konsideron të pavlefshme dy vendimet nr.9967/7 dhe nr. 9967/13 të Bashkisë së Tiranës, sipas të cilit janë shkelur disa ligje.

“Vendimi i INUK është në ushtrim të detyrave dhe përgjegjësive të veta ligjore”, thuhet në një njoftim të INUK.

Ndërtimi i kompleksit të pallate në zonën e Liqenit Artificial u bë objekt akuzash e kundërakuzash mes opozitash dhe mazhorancës. Sipas socialistëve, me këto vendime, lideri i opozitës Lulzim Basha, në cilësinë e kreut të Bashkisë Tiranë, por dëmtonte hapësirat e gjelbërta të kryeqytetit.

Ndërsa, Bashkia në qëndrimet e saj pati deklaruar se më herët e projekti nuk dëmton hapësirat e gjelbërta pasi vetëm 40 % do të jetë ndërtim në truall privat dhe pjesa tjetër do të jetë lulishte.

Edhe ambientalistët janë shprehur kundër shkatërrimit të hapësirës së gjelbërt në kryeqytet.

Previous articleFlutura te mahnitshme me ngjyra te tejdukshme
Next articleRisi ne energjitike, 1.1 milione matesa inteligjente

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here