Home Sport Ndeshja me Bjellorusinë, kombëtarja: Më e rëndësishme e sezonit

Ndeshja me Bjellorusinë, kombëtarja: Më e rëndësishme e sezonit

784
1

“Ndeshja më e rëndësishme e sezonit”. Kështu cilësohet nga futbollistët e kombëtares shqiptare sfida e 26 marsit kundër Bjellorusisë për eliminatoret e Euro 2012 që do të zhvillohet në “Qemal Stafa”. Lojtarët kuqezi shprehen se do të japin maksimumin për të fituar, ndërsa suksesi përpara tifozerisë shqiptare do të jetë një revansh për humbjen në ndeshjen e parë të luajtur në Minsk.
Lila dhe Hyka
“Është ndeshja më e rëndësishme e sezonit, shpresojmë që të dalim sa më mirë. Nuk është e rëndësishme nëse Lila luan në krah të djathtë ose në qendër. E rëndësishme është që të fitojë ekipi kombëtar. Në ‘Qemal Stafa’ çdo skuadër e huaj ka pas probleme. Them që dhe me Bjellorusinë të dalim me sukses”, tha Andi Lila, mbrojtësi kombëtares. “Për mua është një ndeshje më e vështira për ne, sepse luajmë në fushën tonë dhe jemi në presion. Duhet të fitojmë ndeshjen kundra Bjellorusisë që është kundërshtare direkt për ne. Do jetë e vështirë po kam besim te kombëtarja jonë”, u shpreh Jahmir Hyka, mesfushor i kombëtares. Kombëtarja e Shqipërisë ka nisur përgatitjet nën drejtimin e trajnerit Josip Kuzhe, i cili ka grumbulluar 20 lojatër për ndeshjen kundër Bjellorusisë. Kjo e fundit ka tetë pikë në vendin e dytë të grupit D eliminator të Euro 2012, tre më shumë se përfaqëusesja shqiptare që pozicionohet në vendin e tretë pas ndeshjeve të luajtura deri tani.
Rumani-Bullgari
Rumania shkon në Bosnjë-Hercegovinë për ndeshjen e radhës eleminatore të Euro 2012 me një moral më të lartë pas lajmeve se stadiumi i ri kombëtar “Lia Manoliu” do të jetë gati për 2 javë, ndonëse në fushë nuk është se ka bindur dhe nuk ka ende asnjë fitore në eliminatore. Impianti modern, që do të çelet me miqësoren e luksit ndaj Argjentinës, do të kushtoi 234 milionë euro. Por, presioni mbi skuadrën e drejtuar nga Safet Sushiç është i dyfishtë sepse jo vetëm duhet fitore në këtë ndeshje, por edhe ekziston rreziku i përjashtimit të Federatës së vendit të tij nga UEFA dhe FIFA, që do të thotë përjashtim automatik edhe nga Euro 2012. “Është koha që të fitojmë ndaj Rumanisë, – thotë Sushiç, cituar nga gazeta “San” e Sarajevës, – rumunët janë nën presion të madh, por po ashtu jemi edhe ne”. Trajneri boshnjak e ka shumë të qartë se në dy ndeshje të luajtura më parë ndaj Rumanisë, skuadra e tij ka humbur prandaj thotë se është koha për fitore. Lidhur me kërcënimin për pezullim të federatës, Sushiç ka bërë punë të veçantë me lojtarët. “U kam thënë lojtarëve që të përqendrohen vetëm tek ndeshja, – shprehet ai, – historitë për pezullimin nuk duhet të gjejnë vend në kokat e tyre”. Në skuadrën rumune kthehet Adrian Mutu pas një periudhe të gjatë mungese, ndërsa trajneri Luçesku synon të luajë në sulm me skemën 4-2-3-1, sepse me vetëm 2 pikë në 3 ndeshje, shanset nuk janë të mira për të shkuar në finalet e Euro 2012.

1 COMMENT

  1. Liridon Zeqiri thoteb:Sosht edhe qashtu qysh po doket se kemi boksu me boksrea me te mire ne Evrope dhe normal qe kan pas ma shum se na pervoj edhe kan qen me te vjeter perveq asaj edhe referet na kan lendu shume ne vendime te ndryshme .

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here