Home Aktualitet Xhelozia, shkaku i ndarjes se Adrianit me Luanen

Xhelozia, shkaku i ndarjes se Adrianit me Luanen

801
0

Pas lajmit të publikuar javës që kaloi në “Panorama plus” mbi ndarjen e Adrian Gaxhës nga Luana Vjollca, dalin në shesh shumë konkludime mbi atë se pse çifti i njohur nuk ka mundur të mbajë lidhjen e tyre të dashurisë në një mënyrë më stabël, pasi javës që kaloi nuk arritëm t’i mësojmë. Në vend të martesës, ata i japin fund lidhjes së dashurisë disavjeçare. Edhe pse disa herë nëpër media është përmendur puna e martesës e cila ishte planifikuar të ndodhë së shpejti, tashmë dihet se nga martesa nuk do të ketë as një “M”. “Fundi i lidhjes së tyre dihej. Largësia e bën të veten, Adriani çdo moment të lirë e shfrytëzonte të udhëtonte drejt Tiranës për të qenë së bashku, por zyrtarisht lidhja e tyre ka përfunduar para një muaji, kur Adriani kishte pasur një prezantim në festivalin “Kënga Magjike” në Tiranë”, thekson një burim nga familja e ngushtë e këngëtarit. Dhe pikërisht duke besuar në këto fakte të cilët na i zbuluan, na arrin një informacion tejet ndryshe nga ajo se çfarë na thanë më herët. E vërteta për fundin e lidhjes së tyre ishte xhelozia e tepruar e Luanës ndaj Adrianit, duke e detyruar këngëtarin që ta lajmëronte çdo ditë atë, edhe disa herë brenda ditës madje, që të vërtetonte se është në shtëpi. Derisa xhelozia kishte kaluar limitet, duke e detyruar Adrianin që të qëndrojë online gjithmonë në skype, për të qenë e sigurt se ai nuk ka dalë në qytet. Fakt është se këngëtari kohëve të fundit nuk ishte shumë i pranishëm në jetën e natës në Shkup dhe qëndronte gjithmonë mbyllur në shtëpi.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here