Katër gardistë janë arrestuar mbrëmë nga Policia e Shtetit duke e çuar në gjashtë numrin e të arrestuarve për katër viktimat e 21 janarit. Gjykata e Tiranës jep masën e sigurisë “detyrim me paraqitje” dhe urdhëroi sot paradite lirimin nga qelia të komandantit të njësisë speciale të Gardës Alfred Ahmetcenaj.
GJYKATA LIRON NGA QELIA GARDISTIN AHMETCENAJ
Gjykata e Tiranës urdhëroi sot paradite lirimin nga qelia të komandantit të njësisë speciale të Gardës Alfred Ahmetcenaj.
Zv komandanti i gardës, i cili akuzohet se ka dhënë urdhër për të qëlluar mbi turmat në demonstratën e 21 janarit ka qëndruar vetëm 48 orë nga momenti i arrestimit. Sot paradite, rreth orës 09.00, Ahmetcenaj është paraqitur sot në Gjykatë për vlerësimin e masës së sigurisë i shoqëruar nga avokati i tij mbrojtës.
Në seancë prokurori i cështjes ka kërkuar masën e arrestit “burg” për komandantin e njësisë speciale të Gardës duke i ngritur akuzën për “vrasje për shkak të cilësive të vecanta të më shumë se dy viktimave”. Nga ana e avokatit mbrojtës është pretenduar se prokuroria nuk ka prova e fakte të mjaftueshme për veprën penale për të cilën është akuzuar klienti i tij dhe ka kërkuar detyrim me paraqitje për Ahmetcenaj. Gjykata pasi është tërhequr për vendim ka vendosur masën e sigurisë detyrim me paraqitje për zv komandantin e Gardës.
PROKURORIA ARRESTON DHE 4 GARDISTE
Mbrëmjen e djeshme prokuroria mori në pyetje për disa orë 6 gardistë, në kuadër të hetimeve për katër vrasjet e ndodhura gjatë protestës së opozitës më 21 janar.´Mes gardistëve të marrë në pyetje ishin dhe Artan Hoxha, shefi i shtabit të Gardës, dhe Dashamir Shehu, shef i njësisë së 2-të operacionale në Gardë. Gazeta Shqiptare informon sot se Shehu dhe Artan Hoxha janë lënë të lirë ndërkohë që janë vënë në pranga, Sadik Çela, 45 vjeç, Agron Malaj, 43 vjeç, Maks Nikolli, 28 vjeç, Gazmend Ahmetaj, 37 vjeç. Gardistët akuzohen për shpërdorim detyre.
Arrestimi i katër fardistëve vjen pas Agim Llupos, i cili u akuzua direkt për vrasjen e Ziver Veizit, gjirokastritit që u ekzekutua jashtë rrethimit të Kryeministrisë, dhe Alfred Ahmetcenajt. Komandanti i njësisë speciale të Gardës Alfred Ahmetaj është paraqitur rreth orës 09.00 në Gjykatën e Tiranës për të marrë vlerësimin e masës së sigurisë.