Home Aktualitet Laura Vorpsi, zedhenesja e PD, ndahet nga i fejuari

Laura Vorpsi, zedhenesja e PD, ndahet nga i fejuari

2063
0

Zëdhënësja e Partisë Demokratike, Laura Vorpsi, dhe ish-mister Albania 2003, Gerald Shahu, ishin këtë javë dy personazhet në qendër të vëmendjes së publikut pas botimit të shtunën në faqet e “Panorama Plus”, për herë të parë të fotove të tyre çift. Këto foto shërbyen dhe si një arsye për të zbuluar më shumë rreth vazhdimësisë së lidhjes së tyre ose jo. Miq të tyre të afërt dhe të përbashkët na kanë informuar se Laura dhe Geri janë ndarë, për arsye që ata nuk kanë preferuar t’ua rrëfejnë shokëve të përbashkët.

Edhe pse lidhja e tyre ishte konsoliduar nga ata pothuaj si një fejesë prej dy vitesh, ata sërish nuk kanë mundur të vazhdojnë më tej duke i dhënë fund. Në fakt, historia e tyre e dashurisë do të kishte qëndruar në hije, nëse Laura Vorpsi s’do të ishte emëruar zëdhënësja e Partisë Demokratike. Pamja e saj tërheqëse bëri që gazetarët të gërmonin më shumë për jetën private dhe për partnerin e saj. Duket se ata e kishin gjetur njëri-tjetrin për sa i përket pamjes së tyre, pasi shkonin shumë.

Por tashmë, përveç disa fotove të para disa muajve që kemi mundur të sigurojmë së fundi, ata nuk janë parë më bashkë ashtu si dikur. Ndoshta karriera e re e Laurës, për të qenë më e angazhuar në selinë blu e për të përcjellë deklaratat politike të Partisë Demokratike, ka krijuar krisje në lidhjen intensive me misterin si më parë, kur ajo punonte si pedagoge në Fakultetin e Drejtësisë në Tiranë, punë që e vazhdon ende. Në lidhje me arsye më konkrete rreth ndarjes nuk kanë folur asnjëri prej tyre, duke e konsideruar thjesht si një kapitull të mbyllur. Kjo zgjedhje për ta mbajtur lidhjen larg medies ka qenë edhe kur ata ishin bashkë duke mos preferuar të ndanin asnjë detaj në faqet e shtypit rozë. Tashmë Laura vazhdon punën si zëdhënëse e selisë blu, me kryetarin e ri të PD-së, Lulzim Basha, ndërsa Geraldi i njohur si “Mister Albania 2003” vazhdon punën e tij jashtë televizionit. Geraldi 28 vjeç dhe Laura 26 vjeçe nuk dihet nëse do të vazhdojnë të mbeten miq, për hir të kujtimeve të tyre, pasi janë parë gjithandej bashkë, jo vetëm në Shqipëri, por edhe jashtë vendit.
[portfolio_slideshow id=11108]

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here