Spanja e ka organikën të plotë për ndeshjen gjysmëfinale kundër Gjermanisë.
Edhe pse kishte hije dyshimi mbi Cesc Fabregas, nuk ka asnjë alarm pasi lojtari i Arsenalit ka marrë pjesë rregullisht në stërvitjen e ditës së sotme, cka do të thotë se ai është plotësisht në dispozicion të trejnarit Vicente Del Bosque.
Gjatë ndeshjes kundër Paraguajit ai pësoi një dëmtim në këmbën e djathtë, në të njëjtin vend ku pësoi një frakturë tre muaj më parë.