Home Aktualitet “Klement Balilaj i kerkuar nga drejtesia Greke, Tahiri e mbron”

“Klement Balilaj i kerkuar nga drejtesia Greke, Tahiri e mbron”

697
0

droga61Partia Demokratike ka reaguar pas publikimit të detajeve të reja nga mediat greke mbi Klement Balilin, i cili cilësohet si “Eskobari i Ballkanit”.

“Rënia e shtetit ligjor në Shqipëri dhe triumfi i mafias me mbështetje qeveritare është sot kryelajmi i CNN dhe mediave të tjera rajonale dhe botërore. Prej më shumë se 24 orësh i shpalluri në kërkim ndërkombëtar Klement Balilaj për narkotrafik nuk arrestohet por i bën karshillek ligjit nga zyrat shtetërore të Drejtorisë së Transporteve në Sarandë. Nëse Klement Balilaj nuk do të kishte mbrojtjen e Ministrit të Brendshëm Saimir Tahiri dhe shefit të tij Edi Rama a mund të ndodhte kjo?”, thuhet në reagimin e PD-së.

Më tej në reagimin e selisë blu thuhet se Policia Shqiptare është justifikuar duke thënë se nuk mund ta prekë Balilin pasi ka lidhje me politikanë të nivelit të lartë. Për këtë arsye PD kërkon dorëheqjen e ministrit të Brendshëm, Saimir Tahiri.

“Sajmir Tahiri duhet të largohet një orë e me parë dhe të vihet para drejtësisë si garantuesi dhe mbrojtësi i bandave të trafikut ndërkombëtar të drogës, gjobëvënësve, kriminelëve dhe njeriu që ka kriminalizuar Policinë e Shtetit. Por çlirimi i vërtetë i Shqipërisë nga krimi i veshur me pushtet dhe pushteti i bërë njësh me krimin vjen vetëm me largimin e kësaj qeverie”, mbyllet reagimi i PD-së.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here